Përfundon në barazim të bardhë pjesa e parë e ndeshjes midis Shqipërisë dhe Spanjës që po luhet në këto momente në stadiumin Loro Boriçi të Shkodrës. Një pjesë e parë ku është vërejtur dominimi i skuadrës spanjolle ku shpëtimtari i portës Kuqezi është bërë portieri Etrit Berisha i cili ka ndërhyrë saktë në disa raste duke mos u dhënë mundësi spanjollëve të shënojnë. Rasti më i mirë për Kombëtaren tonë ka qenë në minutën e 30-të kur Bekim Balaj ka goditur portën spanjolle, por jashtë. De Biasi është parë nervoz në pjesën e parë u ku ka kërkuar lojtarëve të tij të mbrojtjes që të mos lëvizin nga pozicionet e tyre.