Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëri, sfida me sigurinë e plazheve

2022/08/04 at 4:26 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqipëri, sfida me sigurinë e plazheve

Vrasja në det të martën e një fëmije 7-vjeçar në Plazhin e Himarës nga një mjet lundrimi, që drejtohej nga një komisar policie, ka rikthyer në Shqipëri debatet për sigurinë e plazheve.


Numri i personave që humbin jetën në det vijon të mbetet i lartë dhe me një rritje në vitin 2021, ndërkohë që pjesa dërrmuese e stacioneve të plazheve nuk mbulohen me vrojtues të sigurisë dhe shpëtimit, siç e përcakton ligji.

Sipas të dhënave të organizatës joqeveritare “Federata Shqiptare Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë”, 105 persona kanë humbur jetën 5 vitet e fundit, nga viti 2017 deri në vitin 2021, si pasojë e mbytjes në bregdetin shqiptar.

Numri më i lartë i viktimave shënohet në vitin 2017 me 47 persona të mbytur në det, ndërsa në vitin 2021 u shënuan 19 raste me një rritje krahasur me vitin 2020 kur ishin shënuar 12 mbytje në det.

Sipas të dhënave të Federatës, të bëra të ditura për Zërin e Amerikës, nga 19 persona që humbën jetën, vitin e kaluar 5 ishin mbytje dhe 14 si pasojë e problemeve kardiake.

Sipas Federatës gjatë verës së vitit 2019, janë raportuar 12 mbytje në det, prej të cilave, 5 janë shkaktuar nga ataku kardiak, 1 nga arsye shëndetësore, 1 si pasojë e goditjes nga mjeti lundrues, 1 si pasojë e motiveve të lidhura me rrethana kriminale dhe 4 prej tyre kanë ardhur si pasojë e mbytjes në det.

Gjatë sezonit turistik të këtij viti sipas Federatës rreth 1200 vrojtues plazhesh të liçensuar janë përfshirë në stacionet e plazheve që janë në një numër shumë më të lartë në zonën bredgetare dhe ku nuk kanë munguar edhe këtë vit humbjet e jetës në det.

Federata e Vrojtuesve të plazheve thotë se janë rreth 3 mijë stacione plazhesh, një pjesë e madhe e të cilëve nuk mbulohen me vrojtues.

Qeveria shqiptare krijoi tetë vite më parë Agjencinë Kombëtare të Bregdetit si një strukturë të posacme për kontrollin dhe inspektimin e subjekteve që ushtrojnë aktivitet si stacion plazhi dhe disa herë janë bërë përmirësime në kuadrin ligjor , por situata në zonën bregdetare ende përballet me mjaft sfida.

Në rrjetet sociale dhe në media janë raportuar shepsh shkelje flagrante të mjeteve private të lundrimit si motorë uji, skafe dhe gomone që hyjnë në zonat ku ndodhen pushuesit, ndërkohë që në shumë zona nuk ka kulla vrojtimi dhe mungojnë vrojtuesit.

Vetëm këtë vit janë shënuar tre incidente ku në korrik një çift të rinjsh u goditën në bregdetin e Jalës në Vlorë nga një gomone që doli jashtë kontrollit në det dhe përfundoi në breg. Njëri prej të rinjve ndodhet ende i shtruar në spital me dëmtime të rënda.

Pak ditë më vonë një fëmijë tjetër u lëndua nga një gomone në bregdetin e Vlorës dhe mori trajtim mjekësor.

Rasti më i rëndë u shënua të martën kur 7 vjeçarja Jonada Avdia, që po pushonte me prindërit e ardhur nga Anglia, u godit për vdekje nga skafi që kishte hyrë në zonën e plazhit të Potamit në Himarë, jashtë rregullave dhe drejtohej nga një Komisar policie.

Shefi i policimit në policinë e Elbasanit Arjan Tase, tashmë i përjashtuar nga Policia e Shtetit do të dalë të premten para gjykatës së Vlorës. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore tha se e arrestoi atë në flagrancë për veprën penale “Vrasje e kryer nga pakujdesia” .

Ende kjo akuzë nuk është pohuar nga Prokuroria e Vlorës, e cila mund të ngrejë edhe akuzën e “vrasjes me dashje” pasi nga hetimet paraprake komisari i policisë kishte leje drejtimi për skafin dhe ishte në dijeni të pasojave kur hynte në mënyrë të paligjshme në zonën e sigurisë së plazhit.

Ndërkohë organizata të shoqërisë civile njoftuan mbajtjen të enjten në mbrëmje të një proteste për humbjen e jetës së fëmijës së pafajshëm para Ministrisë së Brendshme në Tiranë me moton “Nuk e vrau varka, por shteti”.



Ju sugjerojmë

Përfshihet nga zjarri fusha e mbetjeve në Elbasan
Aktualitet

Përfshihet nga zjarri fusha e mbetjeve në Elbasan

1 Korrik, 2025 6:17 pm
Sulm kibernetik ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare,dyshime për ndërhyrje ruse dhe…
Bota

Sulm kibernetik ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare,dyshime për ndërhyrje ruse dhe…

1 Korrik, 2025 6:04 pm
Kush e shpiku ruletën ruse?
Life Style

Kush e shpiku ruletën ruse?

1 Korrik, 2025 5:57 pm
SPAK i sekuestroi pasurinë në Sarandë e Tiranë, belgu Dries Lonneux: S’mund të flas sepse kam familjen…
Kronikë

Trafikonin drogë nga Amerika Latine në Zvicër, shqiptarët drejtonin grupin

1 Korrik, 2025 5:53 pm
Neymar rinovon me Santos deri në fund të vitit 2025
Sport

Neymar rinovon me Santos deri në fund të vitit 2025

1 Korrik, 2025 5:26 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

“Thyhet” armëpushimi me Musk/Trump: DOGE është një përbindësh që mund ta hajë Elonin

1 Korrik, 2025 5:08 pm
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kronikë

Aksident në rrugën Lezhë-Shëngjin, plagoset një person

1 Korrik, 2025 4:54 pm
Gjeneralët që i shpëtuan sulmeve izraelite, heronj të rezistencës apo spiunë?
Bota

Gjeneralët që i shpëtuan sulmeve izraelite, heronj të rezistencës apo spiunë?

1 Korrik, 2025 4:50 pm
Tarifat, Kina: Të gatshëm të diskutojmë me SHBA
Bota

Tarifat, Kina: Të gatshëm të diskutojmë me SHBA

1 Korrik, 2025 4:43 pm
Mjekët: Rriten problemet shëndetësore nga vapa
Aktualitet

Mjekët: Rriten problemet shëndetësore nga vapa

1 Korrik, 2025 4:41 pm
Para
I plagosur në spital tha se u vetëdëmtua, arrestohet 43-vjeçari, çfarë u zbulua

Humbet kontrollin e makinës, policia gjen të pajetë 60-vjeçaren

Rusia kërkon 9.5 vjet burgim për basketbollisten amerikane

Rusia kërkon 9.5 vjet burgim për basketbollisten amerikane

Barak Obama feston ditëlindjen, urimi i veçantë i bashkëshortes së tij

Barak Obama feston ditëlindjen, urimi i veçantë i bashkëshortes së tij
















TE FUNDIT

Përfshihet nga zjarri fusha e mbetjeve në Elbasan

Përfshihet nga zjarri fusha e mbetjeve në Elbasan
1 Korrik, 2025

Pasditen e sotme ka marrë flakë landfilli i mbetjeve në Elbasan,  në zonën e njohur si “landfilli” pranë Inceneratorit të Elbasanit, në...

Lexo më shumë

Sulm kibernetik ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare,dyshime për ndërhyrje ruse dhe…

Sulm kibernetik ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare,dyshime për ndërhyrje ruse dhe…
1 Korrik, 2025

Gjykata Penale Ndërkombëtare (GJPN), e cila ndodhet në qendër të një vale të gjatë sulmesh politike nga fuqitë botërore si...

Lexo më shumë

Kush e shpiku ruletën ruse?

Kush e shpiku ruletën ruse?
1 Korrik, 2025

Jo ushtria ruse, siç besojnë shumë. Ruleta ruse është një shpikje letrare e shekullit të 19-të, e ringjallur në një...

Lexo më shumë

Trafikonin drogë nga Amerika Latine në Zvicër, shqiptarët drejtonin grupin

SPAK i sekuestroi pasurinë në Sarandë e Tiranë, belgu Dries Lonneux: S’mund të flas sepse kam familjen…
1 Korrik, 2025

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen penale...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com