Vetëm pak muaj nga mbyllja e një prej skenave më të dhunshme të parë në futbollin modern, atë të ndodhur në tetor të vitit 2014 në ndeshjen Serbi-Shqipëri, ku futbollistët shqiptarë u ndeshën me dhunën e paprecedentë të serbëve në tribuna dhe në fushë, UEFA ka vendosur ti përplasë sërish dy ekipe, por tashmë jo në futbollin e meshkujve, por në atë të femrave. Një rast ky i paprecedent I UEFA-s duke ditur problemet e thella që mbeten ende prezente midis dy vende dhe që reflektohen edhe në futboll. Gjithcka ka ndodhur sot në shortin e hedhur në Niort të Zvicrës, ku Shqipëria për femra dhe Serbia janë shortuar në të njëjtin grup. Cili do të jetë reagimi I federatës shqiptare duhet të presim në vazhdim.