Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në 20:45 me Poloninë në transfertë, sfidë e vlefshme për ndeshjen e dytë kualifikuese në grupin E të Europianit 2024.
Në stadiumin ‘PGE Arena’ në Varshavë, trajnerët Fernando Santos dhe Sylvinho kanë zbardhur rreshtimet titullare.
Braziliani i kuqezinjve luan me skemë sulmuese, teksa kjo do jetë ndeshja e tij e parë në drejtimin e ekipit. Në përballjet mes tyre, Polonia na ka mundur katër herë, teksa tanët kanë marrë vetëm një barazim.
Nëse i referohemi kuotave në baste, vendasit janë më të favorizuar. Në këtë duel gjykon slloveni Slavko Vinčić.
Formacionet zyrtare: