Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëri, mbi 232 mijë emigrantë të rregjistruar në zgjedhje pas mbylljes së afatit

2025/03/05 at 10:56 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqipëri, mbi 232 mijë emigrantë të rregjistruar në zgjedhje pas mbylljes së afatit

Të paktën mbi 232 mijë shqiptarë që banojnë jshtë vendit do të kenë mundësi për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit të këtij viti.

Ndonëse afati i kërkesave për rregjistrim u mbyll mesnatën e mbrëmshme, ky numër pritet të rritet më tej, pasi deri paraditen e së mërkurës ishin ende mbi 19 mijë kërkesa në fazë shqyrtimi. Vetëm gjatë ditës së djeshme, pati mbi 13 mijë e 200 aplikantë të rinj.

Asnjë shans për të rishikuar mbi 42 mijë kërkesa të refuzuara, për shkak të gabimeve në fazën e rregjistrimit apo dokumentacionit jo të plotë.

Një propozim për shtyrje të afatit të rregjistrimit u rrëzua dje pasdite në Komisionin Rregullator, ndërsa ideja e hedhur nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi për të parë mundësinë e lënies së hapësirës për të trajtuar refuzimet, nuk gjeti mbështetje. E shtruar si çështje dhe në mbledhjen e Komisionit Rregullator nga një prej anëtarëve, ideja nuk u hodh për votim.

Rregjistrimet e zgjedhësve nga jashtë vendit, tejkaluan pritshmëritë fillestare si të Komisionit Qendror të zgjedhjeve ashtu dhe të vetë partive politike. Këto të fundit duket se kontribuan ndjeshëm në proces, duke u angazhur në takime të shumta me komunitetin e diasporës në shtete të ndryshme, veçanërisht në Itali dhe Greqi ku jetojnë pjesa më e madhe e emigrantëve.

Këtë e dëshmojnë dhe vetë shifrat e rregjistrimeve për të marrë pjesë në zgjedhje, ku 60 përqind janë pikërisht nga këto dy vende me 149 mijë kërkesa të miratuara nga të cilat 86.5 mijë janë nga Italia dhe 62.5 mijë nga Greqia.

Në vend të tretë me mbi 24 mijë kërkesa janë emigrantët nga Gjermania, të pasuar nga mbi 20 mijë nga Shtetet e Bashkuara. Në total, kërkesat për pjesmarrje në zgjedhje kanë qenë nga mbi 100 shtete.

Sipas parashikimeve ligjore, vota e migrantëve do të llogaritet në qarkun ku ata kanë residencën në Shqipëri. Gati 49.5 mijë votuesë të rregjistruar i përkasin Tiranës, e pasuar nga Fieri me mbi 30 mijë votuesë nga jashtë dhe Durrësi e Elbasani me mbi 23.5 mijë të tillë. Brenda datës 9 mars, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të publikojë listën paraprake të këtyre zgjedhësve. Emrat e tyre do të hiqen më pas nga lista e votuesve në Shqipëri.

Të rregjistruarit kanë fituar të drejtën për të marrë pjesë në zgjedhje, por jo detyrimisht ta ushtrojnë këtë të drejtë, ndonëse në çdo rast, atyre do t’u shkojë në banesë fleta e votimit. Një proces që do të nisë që nga momenti i miratimit të të saj. Më 12 mars, për partitë dhe koalicionet pjesmarrësve, është afati i fundit i dorëzimit të listave të kandidatëve që do të përfshihen në garë.

Megjithatë, shifrat e deritanishme të të rregjistruarve, dëshmojnë se vota e migrantëve mund të ketë një ndikim jo të pakët, veçanërisht në qarqet, ku mandati i fundit mes palëve, është ndarë në të kaluarën, me një diferencë të ngushtë votash.

Një fenomen i parë kryesisht në disa qarqe të vogla, por dhe në ato me shumë deputetë, si në rastin e Fierit./VOA

Ju sugjerojmë

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident në Bulqizë/ Dy të vdekur dhe një i plagosur

23 Korrik, 2025 3:27 pm
BE i hap rrugë Shqipërisë për grupkapitullin e fundit, Rama: Shqipëria nuk ndalet
Aktualitet

BE i hap rrugë Shqipërisë për grupkapitullin e fundit, Rama: Shqipëria nuk ndalet

23 Korrik, 2025 2:57 pm
Manaj transferohet në Emiratet e Bashkuara Arabe, sulmuesi pjesë e ekipit Al Sharjah
Sport

Manaj transferohet në Emiratet e Bashkuara Arabe, sulmuesi pjesë e ekipit Al Sharjah

23 Korrik, 2025 2:36 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Thesari në SHBA konfirmon 100 miliardë dollarë të ardhura nga tarifat

23 Korrik, 2025 2:18 pm
Zjarret në vend/ Kreu i Emergjencave Civile: Njerëzit, shkaku kryesor
Aktualitet

Zjarret në vend/ Kreu i Emergjencave Civile: Njerëzit, shkaku kryesor

23 Korrik, 2025 1:56 pm
Berisha në krah të Veliajt dhe Metës: Sjellje çnjerëzore brenda burgut
Politikë

Berisha në krah të Veliajt dhe Metës: Sjellje çnjerëzore brenda burgut

23 Korrik, 2025 1:53 pm
Presidenti amerikan fyen gazetarin, CNN publikon video të reja të Trump dhe Epstein
Bota

Presidenti amerikan fyen gazetarin, CNN publikon video të reja të Trump dhe Epstein

23 Korrik, 2025 1:33 pm
U rrëzua nga shkëmbi, humb jetën turistja holandeze në Himarë
Kronikë

U rrëzua nga shkëmbi, humb jetën turistja holandeze në Himarë

23 Korrik, 2025 1:29 pm
Celibashi vendosi, kush e mori mandatin e deputetit të “Nisma Shqipëria Bëhet”
Kryesore

Celibashi vendosi, kush e mori mandatin e deputetit të “Nisma Shqipëria Bëhet”

23 Korrik, 2025 1:22 pm
Mbi 100 organizata kërkojnë masa urgjente për të ndalur urinë në Gaza
Bota

Mbi 100 organizata kërkojnë masa urgjente për të ndalur urinë në Gaza

23 Korrik, 2025 1:17 pm
Para
Investime qindra miliardë euro për mbrojtjen në Gjermani

Investime qindra miliardë euro për mbrojtjen në Gjermani

SPAK e mori të pandehur për shpërdorim detyre, GJKKO pushon çështjen për kryebashkiakun e Libohovës

SPAK e mori të pandehur për shpërdorim detyre, GJKKO pushon çështjen për kryebashkiakun e Libohovës

Tre kallashnikovë, 3320 fishekë luftarakë dhe 20 dokumente të falsifikuara/ Arrestohen tre persona në Elbasan

Tre kallashnikovë, 3320 fishekë luftarakë dhe 20 dokumente të falsifikuara/ Arrestohen tre persona në Elbasan

TE FUNDIT

Aksident në Bulqizë/ Dy të vdekur dhe një i plagosur

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
23 Korrik, 2025

Dy persona humbën jetën këtë të mërkurë në Bulqizë, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur, si pasojë e një aksidenti...

Lexo më shumë

BE i hap rrugë Shqipërisë për grupkapitullin e fundit, Rama: Shqipëria nuk ndalet

BE i hap rrugë Shqipërisë për grupkapitullin e fundit, Rama: Shqipëria nuk ndalet
23 Korrik, 2025

Bashkimi Europian i ka dhënë “dritën jeshile” Shqipërisë për të hapur grupkapitullin e fundit negociues. Bëhet fjalë për grupkapitullin e...

Lexo më shumë

Manaj transferohet në Emiratet e Bashkuara Arabe, sulmuesi pjesë e ekipit Al Sharjah

Manaj transferohet në Emiratet e Bashkuara Arabe, sulmuesi pjesë e ekipit Al Sharjah
23 Korrik, 2025

Rey Manaj befason me të ardhmen. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të transferohet te Al Sharjah, në Emiratet e Bashkuara...

Lexo më shumë

Thesari në SHBA konfirmon 100 miliardë dollarë të ardhura nga tarifat

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
23 Korrik, 2025

Shtetet e Bashkuara  të Amerikës kanë mbledhur së fundmi gati 100 miliardë dollarë nga tarifat, tha sekretari i Thesarit, Scott...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com