Sot Shqipëria luan kundër Gjeorgjisë në “Air Albania”, ndeshje e vlefshme për Grupin B1 në Ligën e Kombeve.
Mes mijëra tifozëve për të mbështetur kombëtaren kuqezi është edhe drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu.
Këtë herë tifozët e kuqezi do të kenë edhe një tifoze të veçantë që shkon për herë të parë në stadium, Alisi, vajza e gazetarit Blendi Fevziu.
Ka qenë vetë gazetari që ka postuar në rrjetet sociale një foto së bashku me vajzën e tij, duke u futur në stadium, ndërsa veshur mbajnë bluzën e kombëtares shqiptare me emrat e tyre.
Shqipëria luan me Gjeorgjinë pas një fitoreje 1-2 me Ukrainën, ndërsa sot do të synojnë që të marrin një tjetër tre pikësh.