Tifozët e pranishëm në miqësoren midis Shqipërisë dhe Gjeorgjisë nuk e kanë mirëpritur kufizimin që u është bërë nga Federata Shqiptare e Futbollit për të mos futur në stadium pllakata me portretin e Ballist Morinës. Për këtë arsye ata kanë hedhur në fushë fishekzjarre, çka ka sjellë edhe ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta. Ndërsa gjyqtari i ndeshjes ka paralajmëruar se nëse ndodh edhe njëherë, ndeshja me shumë gjasa do të ndërpritet.