Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëri/ Emigrimi i mjekëve, studiuesit: Fenomeni në rritje

2023/05/23 at 6:53 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Shqipëri/ Emigrimi i mjekëve, studiuesit: Fenomeni në rritje

Në Shqipëri përshkallëzimi i largimit të mjekëve nga vendi, gjatë viteve të fundit ka marrë tiparet e asaj që quhet rrjedhje e trurit.


Kjo ka nxitur disa studiues të Universitetit të Sussex-it në Britani, të kryejnë një studim mbi arsyet e këtij emigrimi si dhe të faktorëve që do të ndikonin në rikthimin e tyre.

Ndër shtysat kryesore në të dyja rastet, studimi veçon faktorët ekonomikë, edukimin, stabilitetin politik dhe luftën ndaj korrupsionit.

Emigrimi i mjekëve është një shqetësim dhe për vendet e rajonit, por në Shqipëri ky fenomen ka pasoja më të rënda për shkak të dobësive në sistemin shëndetësor.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Tiranë Mimoza Picari, bisedoi me autorë të studimit dhe mjekë mbi gjetjet e tij dhe sjell materialin në vazhdim.

Për më shumë se tre dekada, emigracioni në Shqipëri është në një shkallë të lartë dhe bazuar në të dhënat e INSTAT, sot rreth 38% e popullsisë jeton jashtë vendit. Studiuesit konstatojnë me shqetësim se emigrimi po merr formën e asaj që quhet “rrjedhje e trurit”, dhe se rreth 50% e flukseve emigratore në dhjetë vitet e fundit kanë këtë tipar. Një prej elementëve të tij është largimi i mjekëve nga vendi. Një studim i fundit i Universitetit të Sussex-it, në Britani, sjell një panoramë shqetësuese të asaj që ndodh sot në sistemin shëndetësor shqiptar. Një prej autorëve të këtij studimi Ilir Gëdeshi, thotë për Zërin e Amerikës se ai bazohet në pyetësor dhe intervista me mjekë të larguar nga vendi në

30 vitet e fundit. Ai sjell gjetje mbi arsyet e emigrimit të mjekëve, ku vendin kryesor me mbi 50% e mbajnë ato ekonomike të ndjekura nga edukimi, dhe pasiguritë mbi të ardhmen në Shqipëri.

“Në rast se shohim grupin e parë të faktorëve, del standardi i jetesës dhe përmirësimi i kushteve të punës. Dhe nëse do të shohim arsimimin, theksi vihet tek arsimimi personal. Ndërsa faktori i tretë ka të bëjë me atë se si e shohin ata të ardhmen në Shqipëri. Rreth 10% nuk shohin perspektivë në Shqipëri dhe prandaj mendojnë se emigrimi është rrugëzgjidhja më e mirë”- u shpreh për Zërin e Amerikës Ilir Gëdeshi, Qendra për Studime Ekonomike dhe Sociale në Tiranë.

Sipas këtij studimi, largimi i mjekëve nga vendi, është përshkallëzuar vitet e fundit. Në atë që ai e konsideron diaspora e prej më shumë se 2500 mjekëve, bëjnë pjesë ata të larguar në vitet 90, kryesisht në SHBA, me mundësi të pakta për ta ushtruar profesionin, studentët që përfundojnë studimet për mjekësi jashtë vendit dhe nuk kthehen në Shqipëri, që përbëjnë 1/3-ën e tyre, si dhe mjekët e larguar gjatë viteve të fundit, me destinacion vendet e BE kryesisht Gjermaninë dhe Italinë.

“ Janë të paktën 2500, që mund të jenë jashtë vendit. Shifrat mund të jenë dhe më të larta. Urdhëri i mjekut gjatë 5 viteve të fundit raporton, 800 mjekë të larguar nga Shqipëria. Burimi i dytë i informacionit do të ishin të dhënat e OECD-së, që bëjnë fjalë për një mijë mjekë nga Shqipëria që ndodhen në vendet e tjera. Por këtu nuk raportohen ata mjekë që kanë marrë nënshtetësinë e vendit

pritës. Burim i tretë urdhëri i mjekut në vendet pritëse. Gjermania përshembull, deklaron se janë mbi 980 mjekë në vitin 2021, nga Shqipëria rreth 6 herë më shumë se në vitin 2012”- vijoi Ilir Gëdeshi, Qendra për Studime Ekonomike dhe Sociale në Tiranë.

Zëri i Amerikës bisedoi më disa mjekë brenda dhe jashtë vendit mbi gjetjet e këtij studimi. Ata mendojnë se ai është një këmbanë alarmi për autoritetet. Sipas tyre, sistemi i pareformuar dhe i keqfinancuar shëndetësor në vend, ka bërë që mjekët të punojnë në kushte të papërshtatshme dhe të mos ofrojnë shërbim cilësor. Autoritetet kanë marrë masa duke rritur pagat e punonjësve në sistemin shëndetësor, për të frenuar largimet e mjekëve, por sipas këtij studimi, paga është një prej arsyeve të largimit, por jo kryesorja.

“Mjekët ikin, sepse sipas këtij studimi por dhe të tjerëve para tij, nuk janë të kënaqur me kushtet e punës, me sigurinë në punë, me opsionet që u ofrohen në Shqipëri për të patur një karrierë profesionale që zhvillohet sipas rregullave të lojës dhe me ndershmëri. Nëse shihet vetëm paga, problemi nuk merr zgjidhje. Sot mjekësia nuk ofrohet vetëm nga njohuritë e mjekëve, sot mjekësia është teknologji. Nëse nuk ka udhëzues të praktikës klinike, të përshtatura me mundësitë që ka sistemi, nëse nuk ka protokolle të trajtimit të sëmundjeve, edukim në vazhdim për t’i zbatuar këto, nëse nuk ka medikamente të fjalës së fundit, mjeku nuk mund ta ushtrojë profesionin si duhet”- u shpreh për Zërin e Amerikës Erion Dasho, ekspert i shëndetit publik.

Autorët e studimit mendojnë se largimi i mjekëve është një goditje e rëndë për sistemin shëndetësor në kushtet kur Shqipëria ka tregues të ulët të numrit të mjekëve për banorë, 188 për 100 mijë banorë, kur në vendet e BE është 374 dhe në Gjermani 446. Ajo renditet ndër vendet e fundit në rajon dhe Europë. Një element tjetër i studimit lidhet me arsyet që do të rikthente mjekët në vend, që gjithashtu janë pak a shumë të njëjta me ato të largimit, ndër të tjera kushtet ekonomike, stabiliteti politik, lufta ndaj korrupsionit dhe reformimi i sistemit shëndetësor.

“Duhet investuar më shumë në sistemin shëndetësor, në raport me PBB, duhet një reformim i këtij sistemi, që të luftohet nepotizmi, korrupsioni, të rritet numri i studentëve të mjekësisë, dhe të bëhen përpjekje që ky emigrim të kthehet në qarkullues, duke bashkëpunuar me vendet pritëse të mjekëve”- vijoi Ilir Gëdeshi, Qendra për Studime Ekonomike dhe Sociale në Tiranë.

Erion Dasho, ekspert i shëndetit publik, i cili punon në Gjermani, prej disa vitesh, kur flet për ndikimin politik në çështjet e organizimit dhe të drejtimit të mjekësisë, si një prej kushteve që vendosin mjekët për t’u kthyer në Shqipëri, sjell përvojën e tij personale.

“Kur flas me kolegët në Shqipëri, për fat të keq më thonë se ndiejnë politizim të tejskajshëm në sistemin shëndetësor dhe mbi të gjitha kontrollin përmes strukturave që ka ngritur partia në pushtet.

Madje miq të mi më thonë se edhe kur më ndjekim në rrjete sociale nuk mund të komentojnë ose të bëjnë pëlqime në statuset e mia se i kontrollojnë shefat”- vijoi Erion Dasho, ekspert i shëndetit publik.

Ndërsa mjeku toksikolog në Spitalin Amerikan në Tiranë Alban Haxhi, vë theksin te vështirësitë që kanë hasur ndër vite studentët e mjekësisë për t’u specializuar, megjithë disa lehtësira të kohëve të fundit.

“ Janë lehtësuar kohët e fundit, por deri para pak viteve ka qenë shumë e vështirë, të arrije një specializim. Dhe kjo bëhej përmes miqësive, s’ka patur konkurencë, kishte kritere penalizuese me qëllim që të fitonte ai që ishte paracaktuar. Këta janë faktorë që e vështirësojnë punën por dhe mungesa e trajnimeve e minispecializimeve. Shumë prej tyre mjekët i kryejnë jashtë”- u shpreh për Zërin e Amerikës Dr.Alban Haxhi, mjek toksikolog në Spitalin Amerikan në Tiranë.

Si mjek që disa vite ka drejtuar një prej shërbimeve të urgjencës në vend, zoti Haxhi, veçon disa mangësi të sistemit, pavarësisht përmirësimeve.

“Ajo që vihet re, është mungesa e theksuar e aparaturave, dhe aty ku janë, kanë probleme, s’kemi dhe stafin e kualifikuar për t’i mirëmbajtur. Këto i penalizojnë mjekët për të qenë funksionalë. Shpeshherë ne bëjmë një analizë mjekësore, nuk bëjmë një tjetër, i dërgojmë në sektorin privat, një shërbim e mbulojmë, një jo. Shpeshherë dhe disa analiza të tjera që nuk bëhen fare në Shqipëri i dërgojmë jashtë. Janë disa hallka që e bëjnë shumë të vështirë diagnostikimin e sëmundjes dhe e vështirësojnë punën e mjekut”- vijoi Dr. Alban Haxhi mjek toksikolog në Spitalin Amerikan në Tiranë.

Largimi i mjekëve drejt vendeve të zhvilluara është një fenomen që ka prekur dhe vende të Ballkanit, kjo edhe për shkak të kërkesave në rritje në disa vende të BE, kryesisht në Gjermani. Por në Shqipëri pasojat e këtyre largimeve janë më të mëdha për shkak të dobësive të sistemit shëndetësor dhe numrit të ulët të mjekëve për banorë.

Sipas përllogaritjeve të ekspertëve të fushës, për të përgatitur një mjek duhen 20 vite, ndaj dhe shqetësimi për largimin e tyre nga vendi, konsiderohet një këmbanë alarmi. Shpenzimet e Shqipërisë për shërbimet publike në shëndetësi, sipas këtij studimi që i referohet të dhënave të Eurostat janë më të ulëtat në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë, 3.2% të PBB-së në raport me 5 apo 6 % në Serbi dhe Bosnjë Hercegovinë, apo me mesataren prej 8.1% në BE. Sot mjaft qytetarë shtrojnë pyetjen nëse është e drejtë që vende me nivel të lartë varfërie si Shqipëria të pagujanë shtrenjtë për edukimin e mjekëve që më pas ata të largohen për të plotësuar boshllëqet në sistemet shëndetësore të vendeve të pasura? Përgjigja e kësaj pyetje sipas studiuesve gjendet në lirinë e funksionimit të kërkesës dhe ofertës në tregjet globale si dhe në përpjekjet serioze të autoriteteve qeveritare për të frenuar largimin e mjekëve nga vendi./ VOA



Ju sugjerojmë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Para
Mesazhi i Putin këtë fundvit: Perëndimi gënjeu për paqen, fati i Rusisë është prioritet

“Jemi në një moment të vështirë”, Putin: Rusia do të dalë më e fortë

Ndodh edhe në Spanjë, 9 të arrestuar për shit-blerje votash

Ndodh edhe në Spanjë, 9 të arrestuar për shit-blerje votash

Zgjedhjet/ Rama: Duke i braktisur ndihmohet edhe rilindja e së djathtës

Zgjedhjet/ Rama: Duke i braktisur ndihmohet edhe rilindja e së djathtës
















TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com