Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëri, ekspertët shqetësim për burimet e financimit në zgjedhje

2023/03/03 at 9:56 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Shqipëri, ekspertët shqetësim për burimet e financimit në zgjedhje

Në Shqipëri financimi në fushatat zgjedhore vijon të mbetet një problem shqetësues. Organizatat ndërkombëtare që monitorojnë proçeset elektorale vërejnë se megjithë përmirësimet ligjore, ende ka fshehje të financimit dhe shpenzimeve nga ana e partive, dhe se sanksionet janë të dobëta.


Ekspertët shohin me shqetësim, se depërtimi në fushatë elektorale i parave që vijnë nga bota e krimit dhe korrupsionit, i hap rrugë korrupsionit në çdo hallkë të qeverisjes.

E ndërsa Shqipëria po përgatitet të mbajë zgjedhjet vendore në maj të këtij viti, KQZ dhe përfaqësues të partive politike thonë se ende mbetet punë për të bërë, në drejtim të transparencës së burimeve të financimit të fushatave zgjedhore.

Shqipëria po i afrohet zgjedhjeve të vitit 2023 dhe po përgatitet për ato vendore që mbahen në maj të këtij viti, dhe një nga problemet më të mëdha vijon të mbetet financimi i fushatave zgjedhore. Megjithë përmirësimet që iu bënë Kodit Zgjedhor në vitin 2020, në drejtim të transparencës së financimeve në zgjedhje, KQZ në një raport të fundit për zgjedhjet e vitit 2021, konstatoi se kishte fshehje të dukshme të burimeve të financimit dhe shpenzimeve. Bazuar në këtë raport Zëri i Amerikës përllogariti, se vetëm për reklamat politike në mediat audiovizive, 8 parti që transmetuan reklama, deklaruan 11.5% të shpenzimeve të kryera për to, ose rreth 525 mijë euro nga 4 milionë e 600 mijë. Mjafton vetëm kaq, thonë ekspertët, për të kuptuar se sa para qarkullojnë në një fushatë zgjedhore, ku garojnë mbi 30 subjekte politike dhe kandidatët e tyre, duke nisur që nga shpenzimet për takime zgjedhore dhe deri tek zyrat elektorale. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi i tha Zërit të Amerikës, se ndryshimet ligjore nuk sollën përparime të mëdha në proçesin e transparencës së financimeve.

“Duhet ta them, nuk ka bërë ndryshime radiakale, të përkufizuara këto ndryshime si përmirësuese, por ka bërë ndryshime të cilat më së shumti konsistojnë në rritjen e transparencës dhe në një lloj mekanizmi më detyrues ndaj partive politike, për paratë që ato marrin, nga i marrin, sa para marrin. Gjithashtu dhe për mediat, për mënyrën se si e pasqyrojnë fushatën elektorale të subjekteve zgjedhore të caktuara”, u shpreh për Zërin e Amerikës zoti Celibashi.

Kodi Zgjedhor përcakton katër burime financimi për subjektet zgjedhore, nga buxheti i shtetit, të ardhurat e vetë subjektit, dhuratat, huatë dhe kreditë. Disa rregulla dryshuan për partitë me qëllim detyrimin e tyre për të deklaruar financimet në fushatë, si vendosja e një limiti për shpenzimet, deklarimi i pagesave për reklamat politike në media, si nga partitë ashtu dhe nga mediat, apo dhe detyrimin e kandidatëve për të deklaruar shpenzimet. E megjithatë KQZ vërejti shkelje në zgjedhjet e 2021-it dhe gjobiti majft subjekte politike dhe kandidatë, për mosrespektim të afatit të raportimit të financimeve, të formës së raportimit, për tejkalim të shpenzimeve të lejuara sipas kodit, dhe për raporte të parregullta financiare.

Kodi zgjedhor parashikon sanksione, ndaj partive dhe donatorëve për shkelje të rregullave të financimit në fushatë, që përfshijnë gjoba deri në 5 milionë lekë dhe pezullim të financimit publik të një partie politike deri në pesë vjet, por në një koment me shkrim për Zërin e Amerikës Instituti Demokratik Kombëtar (NDI) tha se regjimi në fuqi i sanksioneve është shumë i dobët për të qenë imponues.

Shqetësim për eskpertët mbeten dhe financimet e fshehura në fushatë që vijnë nga bota e biznesit dhe krimit me qëllim shkëmbimin e tyre në favore të ndryshme fitimprurëse, nga partia që merr pushtetin. Megjithëse Kodi Zgjedhor parashikon disa rregulla që ndalon donacione nga individë dhe kompani, “që kanë përfituar fonde publike në 3 vitet e fundit me vlera mbi 10 milionë lekë, që ushtrojnë veprimtari në fushën e medias, kanë qenë partner në projekte të ndryshme apo që kanë detyrime ndaj shtetit”, sërish sipas studiuesve shtigjet e depërtimit të financimeve që prodhojnë korrupsion mbeten të hapura.

“Në këtë kontekst proçesi i korrupsionit zgjedhor është një proçes i cili nuk garanton asnjë strukturë të shtetit që të jetë strukturë e pakorruptuar. Nëse kemi korrupsion në zgjedhje, kemi në qeverisje kemi korrupsion që ka të bëjë me të gjitha format, qoftë në qeverisjen qëndrore, atë lokale, por dhe në atë që quhet parlamentarizëm në nivelin e hartimit të ligjeve”, i tha Zërit të Amerikës, Aranita Brahaj, Drejtore e “Open Data Albania”.

Shpenzimet e kandidatëve në fushatë dhe deklarimi i tyre, mbetet një pikë problematike. Instituti Demokratik Kombëtar (NDI) i tha Zërit të Amerikës se, pjesa më e madhe e partive nuk raportuan informacionin e kërkuar, se ku i morën dhe si i shpenzuan paratë kandidatët në zgjedhjet e fundit politike. Në këtë aspekt trancparenca financiare konsiderohet ende sipërfaqësore nga ky institut, edhe pse Kodi Zgjedhor vendosi kufizime në donacione për kandidatët dhe kalim të tyre në rrugë bankare për shuma mbi 50 mijë lekë. Edhe Shoqata për Kulturë Demokratike ka shprehur shqetësim në lidhje me burimet e financimit të kandidatëve.

“Ne kemi vënë re dhe nga vëzhgimet tona, si vëzhgues vendorë që kandidatët mundohen t’i fshehin financimet duke anashkaluar raportimin, duke thënë që nuk është aktiviteti ynë si kandidatë, por i partisë politike. Nga ana tjetër nga strukturat e partisë duhet t’i ushtrohet presion kadidatëve, që të gjitha paratë t’i deklarojnë si një zë më vete dhe jo të përfshihen brenda shpenzimeve të subjektit politik”, u shpreh për Zërin e Amerikës Gerta Meta, Drejtore ekzekutive e Shoqatës për Kulturë Demokratike.

Por përfaqësues të partive thonë se mbledhja e të dhënave financiare është e vështirë për shkak të përfshirjes në fushatë të ekipeve të mëdha. Përfaqësuesi i PD Gazmend Bardhi i tha Zërit të Amerikës se këto vështirësi u hasën edhe me deklarimet e shpenzimeve nga kandidatët.

“Në Partinë Demokratike nuk ka patur asnjë fshehje me dashje të shpenzimeve. Pas fushatës një pjesë e kandidatëve, për fat të keq edhe përse nuk ishin në listat fituese për deputetë, shmangën raportimin lidhur me shpenzimet”, tha për Zërin e Amerikës Gazmend Bardhi, deputet i PD.

Edhe pëfaqësues të PS në qeverisje janë të vetëdijshëm, se ende ka mangësi në lidhje me transparencën e financimeve në zgjedhje.

“Ka rritje të transparencës, por nuk jemi ende aty ku duhet të jemi, sipas standarteve të kërkuara. E vërteta është se, qoftë financimi i partive politike, ashtu dhe i fushatave zgjedhore, janë dy momente tepër të rëndësishme, ku ka një rritje të transparencës, por përsëri ka fshehje të dukshme të shpenzimeve. Duhen ndryshime në kodin zgjedhor”, tha për Zërin e Amerikës Taulant Balla, kryetar i Grupit Parlamentar të PS.

Një tjetër element shqetësues për organizatat ndërkombëtare që monitorojnë zgjedhjet, për ekspertët dhe KQZ, lidhet me paratë që shpenzohen në aktivitete politike që pasqyrohen në rrjete sociale, dhe media on line, të cilat kanë një ndikim të fortë në publik. Instituti Demokratik Kombëtar i tha Zërit të Amerikës, se reklamimi politik në mediat sociale paraqet sfida për transparencën, si dhe lë hapësirë për depërtimin e parave të paligjshme në zgjedhje, përfshirë këtu dhe burimet e huaja. Aktualisht rrjetet sociale dhe mediat on line nuk monitorohen nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, e për pasojë dhe shpenzimet e partive politike dhe kandidatëve, kur pasqyrojnë aktivitete politike në to. Kjo çështje mbetet e parregulluar me ligj.

“Ne monitorojmë vetëm median audiovizive, por mendoni që kjo sipas studimeve që ka bërë departamenti i gazetarisë zë deri 35-40% të pjesës totale të medias. Pjesa tjetër e mediave, ajo on line nuk është e rregulluar me ligj. Kjo media ka shumë ndikim dhe partitë tani punojnë më shumë me to”, u shpreh për Zërin e Amerikës Arben Muka, Drejtor i Programeve në Autoritetin e Mediave Audiovizive.

E megjithatë KQZ ka bërë disa bisedime me përfaqësues të rrjetit social Facebook, të cilët sipas Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve janë përgjigjur pozitivisht për të dhënë informacion në lidhje mbi shpenzimet e kandidatëve dhe partive. Por kjo vlen vetëm për këtë rrjet social.

“Facebook-u vetë i monitoron. Mban të dhënat për shpenzimet. Ata i mbajnë për llogari të tyre, por me kërkesën tonë mund t’i vendosin në dispozicion të KQZ. Në momentin që aktiviteti është publik edhe në kuptim të ligjit, sa kohë është publikuar në rrjete sociale, janë shpenzime elektorale, partitë dhe kandidatët duhet t’i deklarojnë përndryshe quhet fshehje”, vijoi Ilirjan Celibashi, Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve.

Në mbikqyrjen e financave të partive, thonë ekpertët, përveç KQZ kanë rol dhe institucione të tjera si Prokuroria, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave si dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe se depërtimi i parave nga bota e krimit dhe korrupsionit në fushatë mbetet shqetësim. Shqipëria do të mbajë zgjedhjet vendore në maj të këtij viti dhe sipas studiuesve ende mbetet punë për të bërë në drejtim të transparencës se financimit të fushatës zgjedhore duke argumentuar se instrumentat verifikues dhe ndëshkues janë ende të dobët./ VOA

Etiketa: financimi i partiveshqiperizgjedhje


Ju sugjerojmë

Hyjnë në fuqi tarifat e SHBA-së prej 50% për çelikun dhe aluminin
Bota

Hyjnë në fuqi tarifat e SHBA-së prej 50% për çelikun dhe aluminin

4 Qershor, 2025 8:37 am
Rafah, masakra e dytë e bukës
Bota

Rafah, masakra e dytë e bukës

4 Qershor, 2025 8:33 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Falimentuan 7 fasoneri për të shmangur taksat, arrestohen disa persona

4 Qershor, 2025 8:32 am
VIDEO/ Rama ndan pamjet mahnitëse: Vizitoni Kalanë e Himarës këtë verë
Aktualitet

VIDEO/ Rama ndan pamjet mahnitëse: Vizitoni Kalanë e Himarës këtë verë

4 Qershor, 2025 8:29 am
Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës
Kryesore

Parashikimi i motit 4 Qershor 2025

4 Qershor, 2025 8:27 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 4 qershor 2025

4 Qershor, 2025 8:05 am
Fjalimi i Trump para Kongresit, ja çfarë pritet të paraqesë presidenti amerikan
Bota

Shtëpia e Bardhë konfirmon pjesëmarrjen e Trump në Samitin e NATO-s në Hagë

3 Qershor, 2025 11:12 pm
Xhevrije Satka në Opinion:Kam lindur në Turqi,por gjithmonë më ka tërhequr Shqipëria
-U tha në Opinion

Xhevrije Satka në Opinion:Kam lindur në Turqi,por gjithmonë më ka tërhequr Shqipëria

3 Qershor, 2025 11:00 pm
Të huajt që jetojnë në Shqipëri/ Ja 2 të dashuruarit që kanë zgjedhur vendin tonë
-U tha në Opinion

Të huajt që jetojnë në Shqipëri/ Ja 2 të dashuruarit që kanë zgjedhur vendin tonë

3 Qershor, 2025 10:46 pm
Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia gjen armën e përdorur nga autori
Aktualitet

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia gjen armën e përdorur nga autori

3 Qershor, 2025 10:33 pm
Para
Vendimi i Gjykatës së Apelit, Berisha mbledh nesër kryesinë e partisë

Vendimi i Gjykatës së Apelit, Berisha mbledh nesër kryesinë e partisë

Çfarë sinjalesh na dërgon trupi kur personi që duam nuk është i duhuri për ne?

Çfarë sinjalesh na dërgon trupi kur personi që duam nuk është i duhuri për ne?

Horoskopi, 23 qershor 2019

Horoskopi, 4 mars 2023
















TE FUNDIT

Hyjnë në fuqi tarifat e SHBA-së prej 50% për çelikun dhe aluminin

Hyjnë në fuqi tarifat e SHBA-së prej 50% për çelikun dhe aluminin
4 Qershor, 2025

Tarifat e reja prej 50% të administratës Trump mbi importet e aluminit dhe çelikut nga pjesa tjetër e botës hynë...

Lexo më shumë

Rafah, masakra e dytë e bukës

Rafah, masakra e dytë e bukës
4 Qershor, 2025

Kush qëlloi, këtë herë, e thotë këtë. Ka dy dallime midis masakrës së djeshme, 3 qershor, dhe asaj të së...

Lexo më shumë

Falimentuan 7 fasoneri për të shmangur taksat, arrestohen disa persona

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
4 Qershor, 2025

Çuan me dashje në falimentim, 7 fasoneri, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore, ekzekutohen masa sigurie për 4 shtetas. Njëri...

Lexo më shumë

VIDEO/ Rama ndan pamjet mahnitëse: Vizitoni Kalanë e Himarës këtë verë

VIDEO/ Rama ndan pamjet mahnitëse: Vizitoni Kalanë e Himarës këtë verë
4 Qershor, 2025

Mëngjesin e sotëm, 5 qershor, kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook-un e tij pamjet nga ajri të Kalasë së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com