Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëri, ekspertët bëjnë thirrje për masa kundër ndryshimeve klimatike

2024/08/14 at 7:07 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Shqipëri, ekspertët bëjnë thirrje për masa kundër ndryshimeve klimatike

Zjarret po vijojnë në disa zona në Shqipëri duke shtuar këtë vit dëmtimet sidomos në masivet pyjore dhe në ekonomitë e drufrutorëve. Dy avionë nga Rumania për shuarjen e zjarreve iu bashkuan sot përpjekjeve të forcave zjarrfikëse shqiptare si pjesë e shërbimit europian të mbrojtjes civile. Specialistët e mjedisit thonë se ky vit po shoqërohet me pasoja të mëdha nga ndryshimet e klimës, për të cilat duhen investime të qëndrueshme si nga qeveritë vendore dhe qeveria qëndrore.


Në Shqipëri, zjarret në disa rajone të vendit po shkaktojnë dëmtime në masivet pyjore por edhe në ekonomitë e banorëve, sidomos në vreshtari dhe sipërfaqe me ullinj.

Pas kontrollit të zjarreve në zonën e Gjirokastrës, Finiqit dhe në Malin e Tomorit në jug të Shqipërisë vatra tjetër ku po vijojnë prej nëntë ditësh zjarret është ajo në Parkun Kombëtar të Prespës, në juglindje.

Ministria shqiptare e Mbrojtjes njoftoi të mërkurën mbërritjen e dy avionëve për shuarjen e zjarreve nga Rumania, njëri prej të cilëve me kapacitet 6 tonë ujë për tu ardhur në ndihmë forcave zjarrfikëse shqiptare. Avionët janë pjesë e ndihmës së shërbimit europian të mbrojtjes civile.

“Ky është nga vitet më problematikë për zjarret”, thotë Gligor Dushi , inxhinier i pyjeve në zonën e Dropullit në Gjriokastër e cila këtë vit u prek masivisht nga zjarret.

“Për shkak të thatësirës së tejzgjatur, temperaturave tejet të larta dhe biomasës së thatë që me shumicë ndodhen në malet tona kohët e fundit, u bënë të gjithë faktorët bashkë dhe paraqitën një rrezikshmëri të madhe për zjarret. Në bashkinë Dropull kemi pasur më datë 8 korrrik një vatër zjarri të madhe që vazhdoi për disa ditë duke përshkuar rreth 4270 hektarë pyje dhe kullota ku 510 hekatrë janë vetëm pyje. Dëmi mjedisor është i konsiderueshëm”, thotë ai.

Zoti Dushi thotë se fatmirësisht zjarret nuk kanë sjellë dëme në njerëz dhe në banesa, por menaxhimi i tyre është bërë edhe më i vështirë. Sipas tij ndryshimet klimatike po luajnë një rol bazë për situatën e zjarreve kombinuar dhe me faktorët lokalë.

“Për shkak të braktisjes së blegtorisë nga shumë banorë kullotat në malet tona janë të pakonsumuara. Duke qenë se bari rritet dhe është masë djegëse egzistente në malet tona rritet edhe mundësia për zjarre. Njëkohësisht janë edhe ndryshimet klimatike. Ne kemi që në maj pa rënë reshje shiu. Temperatuart janë tejet të larta, ne në Dropull këto ditë kemi temperatura rekord të cilat sa vijnë dhe rriten”, thotë ai.

Situata e zjarreve e rëndon më shumë situatën e biodiversitetit dhe ekosistemit në Shqipëri, thotë profesori i shkencave të natyrës në universitetin e Gjirokastrës, Lavdi Hasani.

“Ndotja e ajrit dhe efkti serë është shumë evifent për arsye se masivet kryesore që digjen sot janë pyjet me pisha të cilat përmbajnë rrëshirë dhe rrëshira kuptohet ka përbërës të fuqishëm të karbonit që jo vetëm ndot ajrin, rrit smogun në ajër, por nga ana tjetër ndikon shumë në efektin sere”, thotë ai.

Zoti Hasani thotë mëtej se efekte e klimës globale do të bëhen edhe më agresive dhe kërkojnë investime të qëndrushme si nga qeveritë vendore dhe qeveria qëndrore. Është koha thotë më tej zoti Hasani që të investohet për përmirësimin e kapaciteteve për shuarjen e zjarreve.

“Faktikisht ka ardhur koha që të gjtiha qeveritë të mendojnë më shumkë për këtë sepse ne kemi edhe shtete të përparuara ,anëtare të Bashkimit Europian që po vihen në vështirësi nga zjarret dhe po kërkojnë edhe ndihmë nga BE në raste të të tilla. Po humbasin edhe jetë njerëzish nga situata të tilla dhe nuk është fare e tepruar që për kohën dhe atë që presim nga ngrohja globale të themi se sot është shumë e nevojshme që qveritë të marrin masa që të shtojnë flotën e teknologjisë së lartë për shuarjen e zjarreve”, thotë ai.

Ndërsa zoti Dushi thotë se në shumë zona largimi i banorëve në emigrim ka sjellë problem për burime njerëzore që duhen për ndërhyrjet nga zjarret. Sipas tij duhen hartuar mënyra të reja veprimi.

“Mungesa e njerëzve është vendimtare për fikjen e zjarreve. Zjarret kontrollohen dhe fiken duke pasur një sasi të madhe vullnetarësh, nuk e fikin vetëm zjarrfikësit zjarrin, ata luajnë roline tyre krysor në organizmin e operacionit. Një masë që duhet marrë në të ardhmen është gjetja e mënyrave se si do fiken zjarret sepse ne nuk kemi kapacitete njerëzore për të ndërhyrë. Vijnë shpeshherë mjete nga ajri por duhet ditur që këto ndërhyrje duhet të shoqërohen me kapacitete njerëzore nga toka.”

Shqipëria konsiderohet si një nga vendet me riskun më të lartë në Europë nga fatkeqësitë natyrore dhe anga ana tjetër me kapacitete shumë të vogla për t`iu përshtatur pasojave të ndryshimeve klimatike.

Raporti rajonal për Klimën dhe Zhvillimin në Vendet e Ballkanit Perëndimor publikuar në qershor të këtij viti nga Banka Botërore thotë se Shqipërisë i duhet një shumë prej 6 miliardë dollarësh në vitet në vijim, për të zbutur ndikimet e ndryshimeve të klimës./VOA



Ju sugjerojmë

Shkatërrohet grupi i trafikantëve shqiptarë në Itali
Kronikë

Shkatërrohet grupi i trafikantëve shqiptarë në Itali

27 Nëntor, 2025 12:59 pm
Erion Veliaj kërkon lirinë në Kushtetuese: Shfuqizoni arrestin me burg
Aktualitet

Erion Veliaj kërkon lirinë në Kushtetuese: Shfuqizoni arrestin me burg

27 Nëntor, 2025 12:30 pm
OBSH jep alarmin: Gjysma e diagnozave të HIV në Europë zbulohen shumë vonë
Bota

OBSH jep alarmin: Gjysma e diagnozave të HIV në Europë zbulohen shumë vonë

27 Nëntor, 2025 12:18 pm
Treni përplas punëtorët në Kinë, vriten 11 persona
Bota

Treni përplas punëtorët në Kinë, vriten 11 persona

27 Nëntor, 2025 10:42 am
Prostitucion në Durrës/ Arrestohen dy braziliane, sekuestrohen para dhe drogë
Kronikë

Prostitucion në Durrës/ Arrestohen dy braziliane, sekuestrohen para dhe drogë

27 Nëntor, 2025 9:16 am
Përfshihet nga flakët një banesë në Burrel, dyshohet se një person ka mbetur i bllokuar
Kronikë

Përfshihet nga zjarri banesa në Lezhë

27 Nëntor, 2025 9:11 am
Liverpool në krizën/ 9 humbje në 12 ndeshje ecuria më negative që nga 1954
Sport

Liverpool në krizën/ 9 humbje në 12 ndeshje ecuria më negative që nga 1954

27 Nëntor, 2025 8:51 am
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kronikë

Mbytet në përroin e fshatit Mlizë të Elbasanit 35-vjeçari

27 Nëntor, 2025 8:27 am
Wom Travel: Riviera Shqiptare, destinacioni unik në Evropë për pushime
Aktualitet

Wom Travel: Riviera Shqiptare, destinacioni unik në Evropë për pushime

27 Nëntor, 2025 8:19 am
Zjarri në Hong Kong, rëndohet bilanci i viktimave
Bota

Zjarri në Hong Kong, rëndohet bilanci i viktimave

27 Nëntor, 2025 7:43 am
Para
“Vrasje nga pakujdesia”, Prokuroria zbulon arsyen pse u zbut akuza ndaj Denis Meçes

“Vrasje nga pakujdesia”, Prokuroria zbulon arsyen pse u zbut akuza ndaj Denis Meçes

Vullin diskuton me Lavrovin për përmirësim e marrëdhënieve serbo-ruse

Vullin diskuton me Lavrovin për përmirësim e marrëdhënieve serbo-ruse

“S’e kuptoj pse ka reaguar SHBA”, Rama: Nuk ka vjedhje të të dhënave në TIMS!

Rama reagon sërish për vrasjen e Egli Progës: U krijua çorbë e pistë kundër Policisë dhe Urgjencës, rasti tipik i një maskarade
















TE FUNDIT

Shkatërrohet grupi i trafikantëve shqiptarë në Itali

Shkatërrohet grupi i trafikantëve shqiptarë në Itali
27 Nëntor, 2025

Një operacion i gjerë i Guardia di Finanza në Brescia ka goditur një rrjet të strukturuar trafiku ndërkombëtar droge, i...

Lexo më shumë

Erion Veliaj kërkon lirinë në Kushtetuese: Shfuqizoni arrestin me burg

Erion Veliaj kërkon lirinë në Kushtetuese: Shfuqizoni arrestin me burg
27 Nëntor, 2025

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion,...

Lexo më shumë

OBSH jep alarmin: Gjysma e diagnozave të HIV në Europë zbulohen shumë vonë

OBSH jep alarmin: Gjysma e diagnozave të HIV në Europë zbulohen shumë vonë
27 Nëntor, 2025

Më shumë se gjysma e diagnozave të HIV-it në Europë (54%) konfirmohen shumë vonë për të siguruar trajtimin optimal të...

Lexo më shumë

Treni përplas punëtorët në Kinë, vriten 11 persona

Treni përplas punëtorët në Kinë, vriten 11 persona
27 Nëntor, 2025

Një tren që po kryente operacione testimi sizmik goditi një grup punëtorësh në Provincën Yunnan të Kinës, duke vrarë njëmbëdhjetë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com