Gazetari Blendi Fevziu thotë se e ka shumë frikë ndeshjen që do të luhet mbrëmjen e sotme Shqipëri-Çeki. Në një intervistë për Viola Spiron për Klan News, Fevziu shprehet se pavarësisht kësaj, ky është ekipi më i mirë ndonjëherë i Kombëtares Shqiptare.
Blendi Fevziu: Ka shumë ndeshje që nuk kam arritur dot. E kam ndjekur kur mundem.
Viola Spiro: Si mendon se do të shkojë ky takim?
Blendi Fevziu: E kam shumë frikë ndeshjen e sotme. Ka një entuziazëm dhe ne sa herë krijohet entuziazmi i madh, jemi mësuar që zhgënjehemi. E vetmja gjë që më jep garanaci është cilësia e ekipit dhe aq sa kam parë unë futboll, mund të them se është ekipi më i mirë që kam parë ndonjëherë.
Fevziu thotë se jemi shumë afër Europianit, por megjithatë të gjitha ndeshjet duhen luajtur deri në fund dhe të mos nënvlerësohen.
Viola Spiro: Ti nëse nuk i ke ndjekur të gjitha ndeshjet, a mendon se është momenti për të shkuar në Europian?
Blendi Fevziu: Mendoj se jemi shumë afër Europianit, janë ndeshje që duhen luajtur deri në fund. Mendoj se çdo ndeshje është vendimtare, nuk mund ta lësh për më vonë. Nëse arrijmë dhe marrim një rezultat sot, jemi të garantuar.