Qazim Laçi ka kaluar Shqipërinë në avantazh, pas një aksioni model me pasa.
Kuqezinjtë po përballen me Bullgarinë këtë të martë në Air Albania në miqësoren e parë nën drejtimin e Sylvinho-s.
Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, për këtë takim miqësor. Ashtu siç pritej, trajneri i kuqezinjve Sylvinho ka bërë disa ndryshime.
Vlen të theksojmë se për teknikun Sylvinho kjo është miqësorja e parë në pankinën e Shqipërisë, pasi deri më tani ka drejtuar skuadrën vetëm në ndeshje zyrtare.
Shqipëria: Strakosha, Mitaj, Mihaj, Ajeti, Balliu, Laçi, Asllani, Bajrami, Asani, Uzuni, Muçi
Bullgaria: Mitov, Petkov, Antov, A. Petkov, M. Petkov, L. Petkov, Gruev, Turitsov, Delev, Rusev, Despodov.