Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëri, bujqësia e prekur nga kriza

2022/06/02 at 7:46 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Shqipëri, bujqësia e prekur nga kriza

Bujqësia në Shqipëri po kalon ditë të vështira, si pasojë e krizës globale që ka ndikuar në rritjen me dy deri në tre herë të çmimit të imputeve bujqësore. Ekspertët thonë se ky sektor, me ndikim rreth 20% në Prodhimin e Brendshëm Bruto, trashëgon edhe probleme të vjetra, të cilat bëjnë që të ketë produktivitet të ulët.


Ai, sipas tyre, karakterizohet nga një zhvillim spontan, i paorganizuar dhe me një copëzim të lartë të tokës. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po aplikon disa skema subvencionimi, por fermerët thonë se ato janë të pamjaftueshme.

Bujqësia në Shqipëri mban një peshë të lartë në strukturën e ekonomisë, me 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe shkallë punësimi rreth 40% të fuqisë punëtore në vend.

Por edhe pse ka këtë peshë, gati sa trefishi i rajonit, sektori bujqësor ka produktivitet të ulët dhe nuk i plotëson nevojat në vend. Në Shqipëri sipas statistikave zyrtare, vetëm 14% e 350 mijë familjeve fermere kanë mbi 2 ha tokë dhe konsiderohen me potencial prodhues.

Ekspertët thonë se bujqësia karakterizohet nga një zhvillim spontan, i paorganizuar dhe me një copëzim të lartë të tokës, që përbëjnë sipas tyre pengesa serioze në organizimin e fermave të mëdha produktive. Por problemeve të vjetra në këtë sektor i janë mbivendosur edhe disa të tjera si pasojë e agresionit rus në Ukrainë.

Bujqësia po përballet me rritjen e çmimit të naftës, dhe me rritjen dy deri në tre herë të çmimeve të imputeve bujqësore, të cilat importohen plotësisht.

Sipas statistikave zyrtare rreth 30% e plehrave kimike importohen nga Rusia. Por fermerët thonë se përtej rritjes së çmimit në tregjet globale, ka abuzime në tregun e brendshëm.

“Ne hamë dy grushte, grushtin global dhe atë të spekulantëve të tregut të brendshëm. Marrim çmimin më standard, 140 mijë lekë të vjetra 1 kv pleh nga 70 që ishte, ndërkohë që blerja është bërë 72 mijë lekë. Ka diçka që nuk shkon këtu”- tha për Zërin e Amerikës Misir Haxhiu administrator i Shoqërisë së Bashkuar Bujqësore “GRAMES”.

Autoriteti i Konkurrencës në mars të ktij viti gjobiti tre kompani të importimit dhe tregtimit të plehrave kimike.

Ajo i gjeti ato në shkelje të konkurencës me njëra-tjetrën, pasi kishin fiksuar çmimet e shitjeve. Edhe Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, i tha Zërit të Amerikës, se ka ngritur një grup pune për të verifikuar pretendimet për abuzime dhe politika klienteliste në tregun e plehrave kimike në vend.

Por megjithë vështirësitë ndër vite në sektorin bujqësor, Zonja Frida Krifca shprehet se përmirësimet janë të dukshme duke iu referuar ngushtimit të raportit të eksport-importeve, nga 1 me 7 në vitin 2013 në 1 me 3 vitin që shkoi, ndërsa bën një bilanc të eksporteve në 4 mujorin e parë të këtij viti.

“ Janë gati 30 milion euro më shumë eksporte vetëm në 4 muajt e parë të vitit. Kjo na bën optimist, për faktin se fermerët i kanë qëndruar me forcë krizës aktuale të rritjes së çmimeve të imputeve bujqësore. Ne çdo vit po shohim një rritje graduale drejt objektivit që kemi për të patur 1 miliard euro eksporte në vit, deri në vitin 2030”- u shpreh për Zërin e Amerikës Frida Krifca, Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Për të mbështetur bujqësinë dhe zbutur efektet e krizës, qeveria po aplikon disa skema subvencionimi për fermerët. Vitin që shkoi nga rreth 63 mijë fermerë të formalizuar, aplikuan gjysma dhe përfituan subvencione 25. 618 prej tyre ose rreth 80% e aplikuesve.

Zyrtarët thonë se skemat e mbështetjes kanë sjellë rritjen me 25% të formalizimit të fermerëve për vitin 2022 dhe thuajse dyfishimin e aplikimeve për të përfituar nga këto subvencione, krahasuar me vitin e shkuar.

Autoritetet sqarojnë se fondet për bujqësinë rreth 34 milionë euro për vitin 2022, janë 3 herë më të larta se një vit më parë, ndërkohë që dhe fondet e BE prej 112 milionë euro, në mbështetje të bujqësisë përmes programit Ipard janë rritur me 56%. E megjithatë ekspertët mendojnë se skemat e subvencionimit nuk janë të mjaftueshme. Një fermer në zonën e Kavajës që ka nën adminstrim 20 hektarë tokë i tha Zërit të Amerikës se rritja e çmimit të imputeve bujqësore dhe naftës i ka dyfishuar kostot e prodhimit.

“Mua më duhen 10 mijë litra naftë në vit për të kryer punime me makineri bujqësore, shërbimet e duhura për tokën. Nga skema e mbështetjes përfitoj 1 mijë litra, si mund t’i thuash ndihmë kësaj”- u shpreh për Zërin e Amerikës Mersin Lika, fermer.

Edhe Misir Haxhiu, administrator i një shoqërie të bashkuar bujqësore, thotë se subvencionet janë të ulëta. Kjo shoqëri, ka ndërtuar një serë me sipërfaqe 2.5 ha në afërsi të Lushnjës, të mbështetur nga programi Ipard, i BE.

“Morëm karburantin, shumë pak është por mirë se të vijë dhe kaq pak. Jemi në fazën e subvencionimit të fidanit, pak para janë, por i mirëpresim. Politikat e qeverisë në fushën e bujqësisë duhet të jenë më agresive, jo për të na dhënë lemoshë, por për të na krijuar mundësi në subvencionime”- vijoi Misir Haxhiu administrator i Shoqërisë së Bashkuar Bujqësore “GRAMES”

Shqipëria arrin të prodhojë, sipas statistikave zyrtare, mbi 100% të nevojave të vendit me perime dhe fruta, madje dhe të eksportojë. Politikat e qeverisë janë orientuar më së shumti në rritjen e sipërfaqes së serave. Prodhimi i perimeve nga serat sipas statistikave të Instat, është dyfishuar krahasuar me 10 vjet më parë, por ekspertët mendojnë se këto politika duhet të jenë gjithpërfshirëse.

“Investimi në sera është i nevojshëm por pa lënë mënjanë sektorë të tjerë. Nëse flasim për zonat e veriut, Kukësi, Dibra, Tropoja, Malësia e Madhe, ato nuk e kanë aksesin e duhur në subvencionimin e prodhimtarisë së tyre. Edhe në juglindje, pemët frutore, janë një tjetër sektor që duhet të ketë një mbështetje më të madhe, në

subvencionime, pa harruar traditën e madhe të Përmetit, Tepelenës, Sarandës dhe Gjirokastrës në jug të vendit, në mbarështimin e bagëtive”- i tha Zërit të Amerikës Ilir Pilku ekspert në fushën e bujqësisë.

Blegtoria është një sektor, që gjatë viteve të fundit ka shënuar hapa pas. Vetëm 10% e fermave në vend kanë mbi 10 krerë lopë e mbi 100 krerë dele e dhi. Në 5 vitet e fundit sipas të dhënave të INSTAT numri i krerëve të lopëve ka rënë me 20%, dhe ai krerëve të imta dele e dhi me 18 %. Për pasojë dhe prodhimi i qumështit ka rënë me 7 %.

Ekspertët thonë se kjo është humbje e madhe për blegtorinë, edhe pse zyrtarët shprehen se sërish rreth 95% të nevojave për qumësht prodhohen në vend. Njohës të fushës së bujqësisë dhe blegtorisë mendojnë, se dhe ndryshimi disa herë në pak kohë i skemës së rimbursimit të TVSH për fermerët, si dhe vendosja e TVSH 10% nga 0 që ishte për imputet bujqësore, ka vënë në vështirësi fermerët.

Autoritetet thonë se fondet tani do i shkojnë fermerit në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke argumentuar se skemat u ndryshuan për shkak të abuzimeve. Minushe Stafa, fermere në zonën e Kavajës tregon për Zërin e Amerikës vështirësitë financiare që po has në sigurimin e ushqimit për 28 lopët e fermës së saj,

“Çdo vit kostoja e ushqimit më shkonte 2 milionë e 800 mijë lekë të vjetra deri në 3 milionë. Vetëm një sezon 4 mujor tani më ka shkuar 3 milionë lekë të vjetra.

Unë kam dhe shumë nevoja në vazhdim për plehra. Mendo sa do më shkojë kosto, t’i llogarisësh të gjitha te fara, rrënja, silazhi, sa të vijë ushqimi te lopa ka çmim të lartë”- u shpreh për Zërin e Amerikës Minushe Stafa, fermere në blegtori.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca tha se zgjerimi i fermave blegtorale mbetet një nga sfidat për institucionin që ajo drejton, dhe shtoi se po merr mjaft rëndësi industria përpunuese në blegtori. Sipas ekspertëve, kjo shpjegon dhe dyfishimin e importit të qumështit në 10 vitet e fundit, sipas të dhënave të siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

“Ne kemi nevojë të zgjerojmë përmasën e fermave, 90% e tyre kanë më pak se 10 krerë. Ekonomikisht është e vështirë të kenë produktivitetin e duhur për të sjellë ekonomi të qëndrueshme. Kemi bërë një ndërhyrje, kemi një masë mbështetëse për fermat mbi 10 krerë lopë dhe mbi 100 krere të imëta, i subvencionojmë në mënyrë direkte për krerë, pikërisht për të rritur përmasën e fermave.

Të kenë mundësi që edhe imputet edhe ushqimin e kafshëve ta blejnë më lirë, sepse duke u bashkuar kanë mundësinë të vendosin çmime dhe të mund të shesin më shtrenjt tek pikat e përpunimit”- tha Zonja Frida Krifca, Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Zyrtarët thonë se si pasojë e krizës globale të shkaktuar nga lufta në Ukrainë, po i kushtohet vëmendje rritjes së prodhimit të grurit dhe të drithërave në vend, në kushtet kur Shqipëria rreth 70% të importit të grurit e siguron nga Rusia dhe Ukraina.

Ata thonë se rreth 85% të nevojave për drithëra sigurohen në vend, por gjatë 10 viteve të fundit prodhimi i tyre është tkurrur me 2.5% bazuar në të dhënat INSTAT, ndërsa gruri shënon rënie me 21 %. Shqipëria sot prodhon rreth 50% të nevojave për grurë dhe sipas zyrtarëve kultivimi i tij është i kushtëzuar nga sipërfaqet e vogla të ngastrave.

Por përveç problemeve të mbartura sektori bujqësor pritet të përballet këtë vit me mjaft vështirësi për shkak edhe të krizës globale, efektet e së cilës në ekonomi të dobëta si ajo e Shqipërisë, vijnë edhe më të forta./ VOA



Ju sugjerojmë

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Lala: Ka përplasje mes qeverisë e ndërkombëtarëve
-U tha në Opinion

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Lala: Ka përplasje mes qeverisë e ndërkombëtarëve

10 Dhjetor, 2025 10:36 pm
Maqedonia e Veriut lehtëson sanksioneve ndaj Rusisë, heq ndalimin e fluturimit për ministrin, Lavrov
Bota

Lavrov: Rusia nuk ka plan që të sulmojë Evropën

10 Dhjetor, 2025 10:26 pm
Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri, zyrtari i DASH vizitë në SPAK
Aktualitet

Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri, zyrtari i DASH vizitë në SPAK

10 Dhjetor, 2025 10:11 pm
Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein
Bota

Gjykatësi në New York urdhëron publikimin e dokumenteve nga çështja e Epstein

10 Dhjetor, 2025 8:31 pm
Plani i Italisë/ Emigrantët nga Egjipti e Bangladeshi do sillen në Shqipëri
Aktualitet

Plani i Italisë/ Emigrantët nga Egjipti e Bangladeshi do sillen në Shqipëri

10 Dhjetor, 2025 7:42 pm
EMRAT/Grupi i vrasësve me pagesë në Greqi, zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar
Kronikë

EMRAT/Grupi i vrasësve me pagesë në Greqi, zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar

10 Dhjetor, 2025 6:29 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Shkodër, slloveni përplas me makinë për vdekje 68-vjeçaren

10 Dhjetor, 2025 6:00 pm
Gonzato:Reforma në drejtësi dha kontribut të rëndësishëm,ende shumë punë për të bërë
Aktualitet

Nesër zgjidhet kreu i SPAK, Gonzato: KLP do sigurojë një kandidat me integritet

10 Dhjetor, 2025 5:25 pm
BBC: Në Shqipëri dhe 13 shtete të tjera u përdor sperma nga një dhurues me…
Aktualitet

BBC: Në Shqipëri dhe 13 shtete të tjera u përdor sperma nga një dhurues me…

10 Dhjetor, 2025 3:42 pm
Mbledhja e KLGJ dhe KLP,Metani: Një drejtësi e fortë, kërkon angazhim të vazhdueshëm
Aktualitet

Mbledhja e KLGJ dhe KLP,Metani: Një drejtësi e fortë, kërkon angazhim të vazhdueshëm

10 Dhjetor, 2025 3:39 pm
Para
Pique tradhtoi Shakirën me mamanë e shokut të skuadrës?

Pique tradhtoi Shakirën me mamanë e shokut të skuadrës?

Frika e meshkujve për tu rritur, çfarë është sindroma e “Piter Panit”?

Frika e meshkujve për tu rritur, çfarë është sindroma e "Piter Panit"?

Lufta në Ukrainë, Interpol: Pritet të ketë rritje të trafikut të armëve

Lufta në Ukrainë, Interpol: Pritet të ketë rritje të trafikut të armëve
















TE FUNDIT

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Lala: Ka përplasje mes qeverisë e ndërkombëtarëve

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Lala: Ka përplasje mes qeverisë e ndërkombëtarëve
10 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opionin”, gazetarja Klodiana Lala, për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, proces që do ndodhë gjatë ditës...

Lexo më shumë

Lavrov: Rusia nuk ka plan që të sulmojë Evropën

Maqedonia e Veriut lehtëson sanksioneve ndaj Rusisë, heq ndalimin e fluturimit për ministrin, Lavrov
10 Dhjetor, 2025

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, i shkëputur nga gjeopolitika prej disa javësh pas zërave për “ftohje me shefin e...

Lexo më shumë

Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri, zyrtari i DASH vizitë në SPAK

Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri, zyrtari i DASH vizitë në SPAK
10 Dhjetor, 2025

Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri të SPAK-ut, zëvendësdrejtori për Çështjet e Europës Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin...

Lexo më shumë

Gjykatësi në New York urdhëron publikimin e dokumenteve nga çështja e Epstein

Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein
10 Dhjetor, 2025

Një gjykatës federal në New York ka miratuar publikimin e dokumenteve të jurisë së madhe të çështjes së trafikut seksual...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com