Sot Shqipëria luan ndeshjen e fundit të këtij edicioni në Ligën e Kombeve, e cila është edhe më e rëndësishmja, ajo ndaj Bjellorusisë, e që do të përcaktojë edhe vendin e parë në grup.
Ndeshja do të nisë në orën 16:00, ndërsa janë publikuar edhe formacionet zyrtare të këtij takimi. Reja ka vendosur që për këtë takim nga minuta e parë do të luajnë këta 11 lojtarë: Berisha, Ismajli, Gjimshiti, Veseli, Doka, Memolla, Memushaj, Gjasula, Laçi, Cikalleshi, Manaj.