Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëri – Andorra/ Policia njofton për masat e sigurisë

2019/11/13 at 11:56 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëri – Andorra/ Policia njofton për masat e sigurisë

Ekipi kombëtar i futbollit të Shqipërisë do të zhvillojë nesër ndeshjen me Andorrën në stadiumin “Elbasan Arena”.

Nëpërmjet një njoftimi policia ka njoftuar masat e ndërmarra për mbarëvajtjen e këtij takimi si dhe të qetësisë publike jashtë stadiumit.

Akset rrugore që do të bllokohet qarkullimi i automjeteve janë: rruga “Kamber Sejdini”, nga kryqëzimi i bulevardit “Qemal Stafa” deri tek Kryqëzimi i Tapetave, bulevardi “Aqif Pasha” dhe bulevardi “Qemal Stafa”, pasi krahu i djathtë i stadiumit do të përdoret për parkimin e autobusëve të ndryshëm që vijnë të organizuar me tifozë.

Të gjithë sportdashësit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me biletë, kartë identiteti dhe të mos kenë me vete: sende të forta, shishe (të çfarëdolloji), monedha apo metale (të çfarëdolloji), çelësa të ndryshëm.

Njoftimi i plotë

Masa të marra nga Policia e Elbasanit për zhvillimin sa më normal të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit nëpërmjet ekipeve përfaqësuese të Shqipërisë dhe Andorrës.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka marrë një sërë masash organizative për sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, për zhvillimin sa më normal para, gjatë dhe deri në përfundim të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit nëpërmjet ekipeve përfaqësuese të Shqipërisë dhe Andorrës, që do të zhvillohet më datë 14.11.2019 në orën 20:45, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Duke filluar nga ora 12:00, datë 14.11.2019, ju bëjmë me dije se:

Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve në rrugën “Kamber Sejdini”, nga kryqëzimi i bulevardit “Qemal Stafa” deri tek Kryqëzimi i Tapetave.

Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve në bulevardin “Aqif Pasha” dhe bulevardin “Qemal Stafa”, pasi krahu i djathtë i stadiumit do të përdoret për parkimin e autobusëve të ndryshëm që vijnë të organizuar me tifozë.

Vendparkimet e mjeteve të UEFA-s, të mjeteve të tifozëve miq, si dhe vendparkimet me autorizim do të jenë para sheshit të stadiumit.

Bulevardi “Qemal Stafa” dhe unaza e qytetit do të përdoren për qarkullimin e mjeteve.

Rrugë – kalimi nga Kryqëzimi i Tapetave, ish-konservimi deri në dalje në unazë dhe në spitalin rajonal Elbasan do të shfrytëzohet për emergjencat që mund të lindin gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti.

Për garatimin e rendit dhe mbarëvajtjen e gjithë aktivitetit përsa i përket Policisë do angazhohen punonjës Policie nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, komisariatet vartëse të saj si dhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Do të merren masa për mbylljen e lokaleve që funksionojnë brenda rrethimit ku do vendosen shërbimet e Policisë.

Të gjithë sportdashësit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me biletë, kartë identiteti dhe të mos kenë me vete:
a) sende të forta,
b) shishe (të çfarëdolloji)
c) monedha apo metale (të çfarëdolloji)
d) çelësa të ndryshëm

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë lëvizjen e tyre me automjet brenda qytetit të Elbasanit, mbasditen e sotme deri në përfundim të aktivitetit, çka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti.

Falënderojmë qytetarët dhe median për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin! /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Irani thërret ambasadorët europianë për të parë filmimet “e dhunshme”
Bota

Irani thërret ambasadorët europianë për të parë filmimet “e dhunshme”

12 Janar, 2026 5:35 pm
Suedia investon 440 milionë dollarë në sisteme ushtarake pa pilot
Bota

Suedia investon 440 milionë dollarë në sisteme ushtarake pa pilot

12 Janar, 2026 4:35 pm
Projekti Durana, Berisha: Është përvetësuar nga mafia
Aktualitet

Projekti Durana, Berisha: Është përvetësuar nga mafia

12 Janar, 2026 3:56 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Protestat, Trump: Do flas me Musk për rivendosjen e shërbimit të internetit në Iran

12 Janar, 2026 3:34 pm
Sherr në Lezhë/Vëllai dhe nipi i ish-deputetit të PS bëjnë për spital dy kushërinjtë
Kronikë

Sherr në Lezhë/Vëllai dhe nipi i ish-deputetit të PS bëjnë për spital dy kushërinjtë

12 Janar, 2026 2:34 pm
Punime në mbikalim, ARRSH njofton bllokimin e rrugës Tiranë-Rinas
Aktualitet

Punime në mbikalim, ARRSH njofton bllokimin e rrugës Tiranë-Rinas

12 Janar, 2026 2:19 pm
Moti i keq shkakton dëme në rrjetin elektrik në qarkun e Elbasanit
Aktualitet

Moti i keq shkakton dëme në rrjetin elektrik në qarkun e Elbasanit

12 Janar, 2026 2:15 pm
Protestat në Iran, Berisha: 2026 viti i përmbysjes së diktaturave
Kryesore

Protestat në Iran, Berisha: 2026 viti i përmbysjes së diktaturave

12 Janar, 2026 1:58 pm
Irani: Të gatshëm për negociata të drejta dhe dinjitoze me SHBA-në
Bota

Irani: Të gatshëm për negociata të drejta dhe dinjitoze me SHBA-në

12 Janar, 2026 1:17 pm
Mesazhi i Berishës për Dumanin: Amnistia e krimit elektoral është atentat i rendit
Aktualitet

“Partizani”/Mbrojtja e Berishës:SPAK në tejkalim kompetencash dhe nën ndikim politik

12 Janar, 2026 12:45 pm
Para
“Ligjin e quaj të shenjtë” Memçaj përgjigjet para KLP

“Ligjin e quaj të shenjtë” Memçaj përgjigjet para KLP

Kandidati për kryeprokuror: Kemi qenë të ashpër me njerëzit e pambrojtur

Kandidati për kryeprokuror: Kemi qenë të ashpër me njerëzit e pambrojtur

Deputetët e opozitës propozojnë shpalljen e 21 janarit si Festë Kombëtare

Pasuria e deputetëve të rinj, nga pa llogari bankare në disa apartamente

TE FUNDIT

Irani thërret ambasadorët europianë për të parë filmimet “e dhunshme”

Irani thërret ambasadorët europianë për të parë filmimet “e dhunshme”
12 Janar, 2026

Ambasadorët britanikë, gjermanë, italianë dhe francezë u thirrën sot në Ministrinë e Jashtme të Iranit për të parë filmimet e...

Lexo më shumë

Suedia investon 440 milionë dollarë në sisteme ushtarake pa pilot

Suedia investon 440 milionë dollarë në sisteme ushtarake pa pilot
12 Janar, 2026

Në dy vitet e ardhshme, Suedia do të ndajë rreth katër miliardë korona (rreth 440 milionë dollarë) për prokurimin e...

Lexo më shumë

Projekti Durana, Berisha: Është përvetësuar nga mafia

Projekti Durana, Berisha: Është përvetësuar nga mafia
12 Janar, 2026

Projekti Durana në Xhafzotaj të Durrësit, është përvetësuar nga mafia. Akuza është e Sali Berishës, i cili bëri përgjegjës Edi...

Lexo më shumë

Protestat, Trump: Do flas me Musk për rivendosjen e shërbimit të internetit në Iran

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
12 Janar, 2026

Presidenti, Donald Trump tha se planifikon të flasë me Elon Musk për rivendosjen e internetit në Iran, ku autoritetet kanë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com