Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëri/ 91 infektime të reja me HIV/AIDS. Zbulimi i vonë, pengesa për mjekimin

2021/12/01 at 6:47 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqipëri/ 91 infektime të reja me HIV/AIDS. Zbulimi i vonë, pengesa për mjekimin

Group of young multiracial woman with red ribbons in hands are struggling against HIV/AIDS. AIDS awareness concept.

Në Shqipëri, u infektuan sivjet me HIV/AIDS edhe 91 persona të tjerë, mes të cilëve edhe një fëmijë i mitur.


Shqetësimi kryesor mbetet diagnostikimi i vonë i sëmundjes, që zbulohet rastësisht kur qytetarët shkojnë tek mjeku për sëmundje të tjera.

Në Ditën Botërore kundër HIV/AIDS, mjekët bëjnë thirrje popullatës për as më shumë testime vullnetare, si e vetmja mënyrë që sëmundja të zbulohet herët dhe të kurohet si duhet.

Sëmundja e HIV/AIDS është përhapur më tej gjatë këtij viti në Shqipëri, ku janë regjistruar 91 raste të reja me persona të prekur.

Sipas statistikave zyrtare, gjatë këtij viti 10 persona humbën jetën nga HIV/AIDS, 5 nga të cilët u përkitnin rasteve të reja, e mes tyre edhe një fëmijë e mitur vetëm 5 muajsh, që u diagnostikua me HIV pas vdekjes.

“Nëna nuk e dinte që ishte e infektuar. Nuk i është nënhtruar testimit gjatë shtatzanisë para lindjes dhe fëmija nuk ka marrë medikamente. Pra, është diagnostikuar pasi ka ndërruar jetë. Rasti tjetër është një fëmijë në Elbasan, i cili mbetet të verifikohet nga autoritetet, nëse është humbje jete për shkak të AIDS-it. ” – thotë Olimbi Hoxha, përfaqësuese e Shoqatës Kundër HIV/AIDS.

Ndërsa u shtuan 91 raste të reja infektimesh me HIV, gjatë këtij viti nisën mjekimin rishtas 101 persona.

Ata janë një pjesë e 749 personave gjithsej që mjekohen aktualisht për këtë sëmundje, mes të cilëve 12 vetë pacientë janë fëmijë.

Të gjitha mjekimet e këtij grupimi janë falas, po ashtu edhe testimi, por sfidë mbetet rritja e ndërgjegjësimit për kontrolle mjekësore nga vet qytetarët.

“Sivjet kemi patur edhe një rast të transmetimit nga nëna tek fëmija. Një nga pikat më të nxehta, ku ne duhet të punojmë më fort është testimi i gruas shtatzanë. Nëse një grua shtatzanë është HIV pozitiv, atëherë ekzistojnë të gjithë mjetet që fëmija të gëzojë shëndet të plotë dhe të jetë HIV negativ” – thotë Roland Bani, ekspert në Institutin e Shëndetit Publik.

Në statistikat e këtij viti, nga 91 rastet e reja të infektuar nga HIV/AIDS, 65 janë meshkuj, 26 janë femra, ndërsa sipas moshave, 1 është fëmijë, 8 të rinj dhe 82 të rritur.

Shoqata e pacientëve me HIV / AIDS shprehu shqetësim për diagnostikimin e vonuar në shumicën e rasteve, për shkak të moskujdesit të vet qytetarëve për të kryer këto testime vullnetarisht.

Zonja Hoxha thotë se pjesa më e madhe zbulohen rastësisht, kur pacientët paraqiten me imunitet shumë të dobësuar dhe futen menjëherë në terapi.

“Rastet e diagnostikuara këtë vit shumica janë raste që kanë shkuar në spital me simptoma të tjera dhe aty i janë nënshtruar edhe testimit për HIV. Këto zbulime rastësore janë diagnostikimi i vonë, që është karakteristik për Shqipërinë. Testimi vullnetar dhe diagnoza e hershme është ende në nivele shumë të ulëta” – shprehet zonja Hoxha.

Pacientët shprehen se HIV/AIDS është një epidemi globale e përhershme, por vitin e fundit vëmendjen e ka Pandemia Covid-19.

Në kryeqytet Spitali Infektiv është shndërruar në spital Covid, dhe kjo ka krijuar një largësi në komunikimet mjek – pacient, për shkak se doktorët janë shumë të zënë me urgjencat e COVID-19.

Nga viti 1993 e deri sot në Shqipëri janë zbuluar 1 mijë e 493 raste me infeksionin HIV dhe sipas INSTAT vlerësohet se shkalla e përhapjes së këtij infeksioni në popullatë është është rreth 0.05 për qind.

“Infeksionet e reja, ashtu si në vitet e shkuara, janë diagnostikuar vonë. Edhe sivjet më shumë se gjysma e rasteve janë referuar nga klinikat, ku janë shfaqur shenjat e sëmundjes dhe u janë nënshtruar procedurave përkatëse” – thotë zoti Bani.

Shqipëria është një nga vendet me nivelin më të ulët të testimeve për HIV në rajon dhe në kontinent.

Kjo sipas mjekëve, vjen kulturës së ulët shëndetësore, prej papërgjegjshmërisë së pacientëve që rrezikojnë me injektime drogash dhe marrëdhënie seksuale të pambrojtura, stigma dhe paragjykimet e shoqërisë.

Mjekët pohojnë se sa më herët të zbulohet HIV aq më lehtë kurohet, madje sigurohet edhe jetëgjatësia normale e pacientëve./ VOA

Etiketa: HIV/AIDSshqiperi


Ju sugjerojmë

Kosova voton sot/ Zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh
Kryesore

Kosova voton sot/ Zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh

7 Qershor, 2026 8:51 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

7 Qershor, 2026 8:50 am
SHBA-të dhe Irani shkëmbejnë sulme në Gjirin Persik
Bota

SHBA-të dhe Irani shkëmbejnë sulme në Gjirin Persik

6 Qershor, 2026 10:28 pm
Trump krijon video me inteligjencë artificiale: Kudo që shkoj, të gjithë më duan
Bota

Trump krijon video me inteligjencë artificiale: Kudo që shkoj, të gjithë më duan

6 Qershor, 2026 9:25 pm
“Rama jep dorëheqje”, shtohet numri i qytetarëve në protestën para Kryeministrisë
Aktualitet

“Rama jep dorëheqje”, shtohet numri i qytetarëve në protestën para Kryeministrisë

6 Qershor, 2026 9:15 pm
“Zvërneci”/ Rama del me një shënim të gjatë: E vërteta e protestave dhe qëndrimi ynë
Aktualitet

“Zvërneci”/ Rama del me një shënim të gjatë: E vërteta e protestave dhe qëndrimi ynë

6 Qershor, 2026 9:11 pm
“Çohuni nga kafja” qytetarët protestojnë edhe në Fier
Aktualitet

“Çohuni nga kafja” qytetarët protestojnë edhe në Fier

6 Qershor, 2026 8:26 pm
Protesta/ Qytetarët e diasporës-Ramës:Na përzunë ndër vite, sot do të përzëmë ne ty
Aktualitet

Protesta/ Qytetarët e diasporës-Ramës:Na përzunë ndër vite, sot do të përzëmë ne ty

6 Qershor, 2026 7:54 pm
Zvërneci/ Dita e 7 e protestës, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë
Aktualitet

Zvërneci/ Dita e 7 e protestës, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

6 Qershor, 2026 6:31 pm
UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore
Aktualitet

UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore

6 Qershor, 2026 6:16 pm
Para
Trump sulmon Megan Markle: Një grua manipuluese, Princ Harry do të pendohet

Trump sulmon Megan Markle: Një grua manipuluese, Princ Harry do të pendohet

Zgjatja e afateve të vettingut, “Venecia” i përgjigjet Kuvendit

Zgjatja e afateve të vettingut, “Venecia” i përgjigjet Kuvendit

Bien për të dytin muaj radhazi ritmet e vaksinimit anti-Covid në Shqipëri

Bien për të dytin muaj radhazi ritmet e vaksinimit anti-Covid në Shqipëri
















TE FUNDIT

Kosova voton sot/ Zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh

Kosova voton sot/ Zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh
7 Qershor, 2026

Qytetarët e Kosovës po votojnë sot për të zgjedhur përbërjen e re të Kuvendit, në zgjedhjet e treta parlamentare që...

Lexo më shumë

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
7 Qershor, 2026

Dashi Dite shume e trazuar dhe e mbushur me debate te mëdha kjo e sotmja për te dashuruarit. Shume persona...

Lexo më shumë

SHBA-të dhe Irani shkëmbejnë sulme në Gjirin Persik

SHBA-të dhe Irani shkëmbejnë sulme në Gjirin Persik
6 Qershor, 2026

Armëpushimi i brishtë mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është vënë sërish në provë, pasi forcat amerikane goditën dronë dhe...

Lexo më shumë

Trump krijon video me inteligjencë artificiale: Kudo që shkoj, të gjithë më duan

Trump krijon video me inteligjencë artificiale: Kudo që shkoj, të gjithë më duan
6 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka goditur përsëri me një video të re propagandistike për të lartësuar pranimin e tij...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}