Sociale

Shqipëri/4 mijë vdekje në vit nga sëmundjet e zemrës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:51 - 02/09/20 |
Opi Nion

Koronavirusi nuk vret më shumë se sëmundjet e tjera. Afro 12 mijë persona në vit humbin jetën për shkak të problemeve nga sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut, ku peshën kryesore e zënë problemet kardiake.

Sëmundjet e aparatit të qarkulllimit të gjakut, problemet kardiake dhe ato të frymëmarrjes janë shkaktarët kryesor të vdekjeve në Shqipëri. Afro 4 mijë persona në vit humbin jetën për shkak të problemeve kardiake. Sipas bluzave të bardha , edhe të rinjtë po preken nga këto sëmundje.

“Sëmundjet kardiovaskulare qëndrojnë në të njëjtat nivele siç kanë qënë dhe përbëjnë shkaktarin kryesor të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë në botë dhe në vendin tonë. Kemi pasur të rinj që janë paraqitur me hipertension, dhimbje gjoksi. Moshat e reja ka një prekje më të lartë dhe kjo ka të bëjë me stilin e jetesës, kequshqyerja”, thotë kardiologu Adrian Ballaci.

Janë afro 300 persona në muaj që ndërrojnë jetë për shkak të problemeve me zemrën. Situata e pandemisë ka rënduar edhe më shumë gjendjen shëndetësore tek personat e prekur nga këto sëmundje.

“Numri i vizitave është i lartë edhe për arsye të mbingarkesës. Niveli i vizitave ka qenë 20-30 në ditë. Situata e pandemisë ka krijuar një gjendja te të sëmurët kronikë në përkeqësim”.

Po ashtu, edhe sëmundjet e apararit të frymëmarrjes zënë një peshë kryesore të vdekjeve në Shqipëri. Afro 500 persona në vit humbin jetën nga këto sëmundje.

Tv Klan

 

 

Pas