Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka shprehur shqetësimin e tij për konfliktin midis Azerbajxhanit dhe Armenisë që nisi orët e para të së martës.
Blinken tha se Rusia mund të përpiqet të ndërhyjë në konfliktin midis dy vendeve në mënyrë që të shpërqendrohet vëmendja nga Ukraina.
Po ashtu, Blinken bëri thirrje për përfundimin e çdo armiqësie ushtarake.
“Nëse Rusia përpiqet në një farë mënyre të trazojë situatën, të krijojë një shpërqendrim nga Ukraina, është diçka për të cilën jemi gjithmonë të shqetësuar”, tha Blinken për Reuters.
Ai shtoi se Rusia gjithashtu mund të përdorë ndikimin e saj në rajon për të ndihmuar në “qetësimin e ujërave”./Opinion.al