Departamenti Amerikan i Shtetit shprehet i shqetësuar për numrin e lartë të kosovarëve që u janë bashkuar Shtetit Islamik. Në një intervistë për të përditshmen “Zëri” në Kosovë, Tom Jazdgerdi, zyrtar në Departamentin amerikan të Shtetit se ka një shtrirje më të madhe të ideologjisë ekstreme fetare, të cilën nuk e kishte vërejtur në kohën kur mbante postin e zv/ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, në vitin 2009.
Duke iu referuar shifrave zyrtare, janë 300 meshkuj dhe 36 femra nga Kosova që i janë bashkuar Shtetit Islamik, shumë prej tyre të lindur në vitet ’90. Mes tyre Lavdërim Muhaxheri, nga Kacaniku dhe Ridvan Hafiqi, nga Gjilani dhe të tjerë që kanë humbur jetën gjatë luftimeve në Siri. Kohët e fundit, pas një operacioni në Itali dhe Kosovë u arrestuan disa anëtarë të familjes Imishti, të dyshuar per lidhje me terrorizmin.
Kosova, me numrin më të lartë të luftëtarëve për frymë duhet të bëjë një luftë komplekse, në shumë drejtime, sipas zyrtarit të lartë amerikan.
Jazdgerdi thotë se legjislacioni duhet të jetë i qartë për procedimin e këtyre personave. Sipas tij faktorët që ndikojnë tek radikalizimi i të rinjve janë problemet ekonomike si dhe mungesa e një perspektive.