Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqetësime për përdorimin e teknologjisë në Lojërat Olimpike të Pekinit

2022/02/14 at 8:04 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqetësime për përdorimin e teknologjisë në Lojërat Olimpike të Pekinit

Në Lojërat Olimpike 2022 në Pekin, Kina po përdor teknologjinë për të mbajtur të sigurt sportistët dhe vizitorët në kuadrin e masave për pandeminë.


Por, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Michelle Quinn, për vizitorët përdorimi i teknologjisë mund të shoqërohet me shqetësime për privatësinë dhe sigurinë.

Për pjesëmarrësin në katër lojëra olimpike, Chris Mazdzer, lojërat e këtij viti janë ndryshe për shkak të pandemisë. Nuk ka turma tifozësh që brohorasin.

“Do të jetë e çuditshme pa atmosferën e vërtetë olimpike”, thotë ai.

Nga brenda të ashtuquajturës “flluskë olimpike”, ku pjesëmarrësit dhe vizitorët monitorohen për COVID-19 dhe flenë, ushqehen dhe konkurrojnë të ndarë nga pjesa tjetër e Pekinit, Lojërat Olimpike duken disi ndryshe dhe shoqërohen nga më shumë teknologji për shkak të pandemisë.

Por teknologjia vjen edhe me shqetësime për privatësinë dhe sigurinë, në veçanti në Kinë. Grupet e të drejtave të njeriut e kritikojnë Pekinin për censurën në internet dhe për survejimin dixhital të popullsisë.

Për shkak të shqetësimeve për sigurinë kibernetike, FBI-ja këshilloi vizitorët e fshatit olimpik të lënë telefonat personalë në shtëpi dhe të përdorin telefona të përkohshëm.

Charity Wright, eksperte për rreziqet kibernetike në kompaninë Recorded Future, thotë se megjithëse këshilla e FBI-së ishte në terma të gjera, ka ekzistuar prej kohësh shqetësimi se autoritetet kineze gjurmojnë në rrugë dixhitale lëvizjet e vizitorëve.

“Mendoj se është shumë e rëndësishme të merrni me vete një paisje bosh, ta mbani të tillë ndërsa gjendeni atje, të bëni biseda të shkurtra dhe të thjeshta, duke mos zbuluar të dhëna personale që mund t’i mbledhë qeveria kineze”, thotë zonja Wright.

Autoritetet amerikane kanë akuzuar në mënyrë të përsëritur Kinën dhe vende të tjera se shfrytëzojnë sulmet kibernetike për të vjedhur informacion dhe për të zhvilluar aktivitete spiunazhi.

Por një sulm i mbështetur nga shteti kundër Lojërave Olimpike Dimërore 2022 në Pekin nuk ka gjasa të ndodhë, thonë ekspertët e sigurisë, duke patur parasysh marrëdhënien gjeopolitike të Kinës me vende si Rusia dhe Koreja e Veriut, nga ku janë kryer sulme kibernetike në të kaluarën.

FBI-ja thotë se ndaj Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike 2020 në Tokio pati miliona incidente kibernetike, asnjë prej të cilëve nuk pati sukses.

Megjithatë, kjo agjensi amerikane paralajmëroi se mund të ketë sulme kibernetike të motivuara nga përfitimi financiar apo nga të ashtuquajturit hakerë aktivistë që duan të ngrenë vëmendjen ndaj një çështjeje të caktuar.

“Një aktivitet në shkallë globale si Lojërat Olimpike, që ndiqen nga e gjithë bota, është vërtet lloji ideal i një aktiviteti ku mund të shprehin pakënaqësitë e tyre dhe të rrisin ndërgjegjësimin për kauzën e tyre”, thotë zonja Wright.

Teknologjia ka luajtur një rol kyç në përpjekjet e Kinës për të frenuar përhapjen e COVID-19 jashtë dhe brenda zonës olimpike.

Në kuadrin e masave të Pekinit ndaj pandemisë, robotët janë të gjithëpranishëm brenda zonës olimpike. Ata përgatisin dhe shpërndajnë ushqimin, pastrojnë dyshemetë, për të ndihmuar njerëzit që të mbajnë një lloj distance fizike.

Vizitorët detyrohen të instalojnë një aplikacion në telefonat e tyre, ku regjistrojnë çdo ditë temperaturën dhe informacionin për testimin për COVID-in. Nëse rezultojnë pozitivë, largohen menjëherë nga Lojërat.

Një mangësi sigurie që ishte raportuar për këtë aplikacion është ndrequr, thanë autoritetet e olimpikeve të Pekinit, dhe tashmë mblidhen vetëm të dhëna të kufizuara.

“E gjithë mbledhja e të dhënave ka rregulla strikte, të qartësuara nga Komiteti Ndërkombëtar Olimpik dhe nga Komisioni Organizator i Olimpikeve të Pekinit, pas një diskutimi të detajuar”, tha Yu Hong, shefe e teknologjisë e Lojërave Olimpike të Pekinit.

Amerikani Chris Mazdzer i tha Zërit të Amerikës se iu desh që përpara lojërave të instalonte aplikacionin në fjalë në mënyrë që të përgatitej për të marrë pjesë në konkurim.

“Unë besoj në privatësinë e të dhënave. Nuk ndjej se kam diçka për të fshehur apo për të cilën duhet të shqetësohem që ndodhet në telefonin tim”, thotë ai.

Ndërsa përpiqen të sjellin medalje në atdhe, sportistëve u duhet gjithashtu të marrin masa për të mbrojtur veten nga rreziqet dixhitale./ VOA



Ju sugjerojmë

“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…
Bota

“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…

9 Korrik, 2025 10:36 pm
Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
Bota

Thirrja e BE:Krijoni një plan mbijetese për luftëra, pandemi dhe kriza…

9 Korrik, 2025 9:55 pm
“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve
Aktualitet

“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve

9 Korrik, 2025 9:30 pm
Auto-Skicë
Bota

Fyerje ndaj Erdogan, Turqia mbyll platformën e Inteligjencës Artificiale

9 Korrik, 2025 9:00 pm
Kush mund t’i sabotojë negociatat mes Trump dhe Putin?
Bota

Irritimi i Trump me Putinin, si po e shmang Moska

9 Korrik, 2025 8:52 pm
Auto-Skicë
Sport

Vdekja e Jotës, shuma që bashkëshortja dhe fëmijët e futbollistit do të përfitojnë

9 Korrik, 2025 8:48 pm
Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas arrin mbi 100
Bota

Mbi 170 të zhdukur nga përmbytjet në Teksas, numri i të vdekurve shkon në 110

9 Korrik, 2025 8:13 pm
Niveli i inteligjencës tek shqiptarët në rritje
Life Style

ChatGPT nuk është psikologu juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet

9 Korrik, 2025 7:58 pm
Mori drejtimin e Shqipërisë U-17, Fatjon Tafaj tregon objektivat
Sport

Mori drejtimin e Shqipërisë U-17, Fatjon Tafaj tregon objektivat

9 Korrik, 2025 7:28 pm
IKMT vijon aksionin në Theth, prishet ndërtesa dy katëshe
Aktualitet

IKMT vijon aksionin në Theth, prishet ndërtesa dy katëshe

9 Korrik, 2025 7:20 pm
Para
UEFA mision monitorimi për zgjedhjet në FSHF

UEFA mision monitorimi për zgjedhjet në FSHF

Tensionet Rusi-Ukrainë, çfarë po ndodh, ku dhe pse

Tensionet Rusi-Ukrainë, çfarë po ndodh, ku dhe pse

PD: Bashkia Durrës përdor fondin e rindërtimit për zgjedhje

PD: Bashkia Durrës përdor fondin e rindërtimit për zgjedhje
















TE FUNDIT

“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…

“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…
9 Korrik, 2025

Me armë në sfond, pengje të gjunjëzuar dhe batuta të errëta, një video që ngjan me propagandën e ISIS po...

Lexo më shumë

Thirrja e BE:Krijoni një plan mbijetese për luftëra, pandemi dhe kriza…

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
9 Korrik, 2025

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë një...

Lexo më shumë

“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve

“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve
9 Korrik, 2025

Emisioni “Stop” ndodhet në fshatin në Cakran të Fierit, pasi Taulant Haxhiaj tregon se prej disa kohësh, një i moshuar,...

Lexo më shumë

Fyerje ndaj Erdogan, Turqia mbyll platformën e Inteligjencës Artificiale

Auto-Skicë
9 Korrik, 2025

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ankarasë thuhet se urdhëroi bllokimin e Grok, asistentit të inteligjencës artificiale për Platformën X...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com