Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqepen me mish qengji, i këndojnë komandantit të tallonit

2018/09/16 at 8:01 PM
në Komente
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqepen me mish qengji, i këndojnë komandantit të tallonit

Nga Kastriot Dervishi


Para pak orësh qarkulloi në rrjete sociale një filmim ku shihet këngëtari i njohur i grupit polifonik të Bençës dhe kryetar i Bashkisë së Tepelenës duke kënduar gjithë emocion e mall për komandantin (Enver Hoxhën) e kohën e tij.

Tërmet Peçi i bashkisë i përhumbur nën avujt e rakisë mbante mikrofonin dhe shoqëronte me iso këngëtarin, i cili edhe ai i përhumbur nga rakia ishte ndezur edhe më shumë për “komandantin legjendar”.

Të tjerët e asaj tavoline mishngrënie, një pjesë barkvarur e gushënxjerrë nga shëndeti, pasi kishin lëpirë edhe kockat e fundit i mbanin iso këngëtarit dhe Tërmetit nën emocionin e madh të përkujtimit të emrit të komandantit.

Të gjithë këta ishin mbledhur në një drekë të cilën në kohën e komandantit e kishte për privilegj vetëm byroja e madhe e partisë. Këngëtari i grupit është i njohur prej vitesh.

Në repertorin e tij ka plot këngë për partinë, revolucionin, aksionet, etj. Fytyra e tij, dukshëm e paushqyer, është skalitur si monument i rrallë e i çmuar në filmimet e kohës.

Këta, sot duan të ushqehen e të vishen si në kapitalizëm, por kujtimin duan ta kenë në enverizëm. Komandanti i tyre terrorist ishte simbolit i krimit dhe gazepit, i triskave e ballonëve, shkaktar i vuajtjes dhe fukarallëkut.

Rasti i Tërmet Peçit ishin vetëm një shembull ilustrues nga e keqja që i ka hyrë thellë Shqipërisë nga enverizmi.

Kjo kategori me probleme të rënda përbëhet nga dy grupe shoqërore: pasardhësit e persekutorēve dhe injorantët.

Të parët krenohen me krimet e baballarëve dhe as hanë pyka çfarëdo që t’u thuash.

Të dytët janë produkt i verbërisë së vet dhe propagandës që realizoi “njeriu i ri” i komunizmit.

Enveristët janë pengesë e madhe në zhvillimin normal të shoqërisë shqiptare.

Të duash e të kesh idhull një terrorist, do të thotë se je rrezik potencial për gjithë shoqërinë ku bën pjesë.

Një pjesë jo e vogël e deputetëve apo kryetarëve të bashkive janë enveristë të hapur apo të fshehur.

Por si Tërmeti ashtu edhe barkvarururit e tjerë të drekës i kanë tradhtuar me kohë idealet e komandantit të tyre, mbajnë vetëm emrin e tij. Tërmeti, ashtu edhe këngëtari, kanë hyrë në rrugën e “degjenerimit kapitalist”.

Ata kanë pasur mundësi t’i mbajnë gjallë idealet duke filluar nga vetja.

Nuk kanë ngritur asnjë kooperativë bujqësore në rrethin e tyre, modelin ekonomik më të njohur të socializmit.

Pastaj duhet të hanë vetëm bar për të mos shkelur idealet, të pinë kafe elbi, të hanë jo më shumë se 2 kg mish pule ose viçi në muaj, 2.5 kg djathë në muaj, etj.

Po ashtu ata  vishen me “firmato”, duke përbuzur dokun kinez. Për çfarë e duan komandantin këta kur i kanë shkelur me të dyja këmbët porositë e tij? hanë si kapitalistë, por mendjen e kanë të ndryshkur i enveristë./

Komenti i mësipërm është marrë nga 55.al

 

 

Etiketa: kastriot dervishitermet pecitolloni


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Dyshimet prej muajsh,Loredana dhe Mozik heshtin,kënga i thotë të gjitha

Dyshimet prej muajsh,Loredana dhe Mozik heshtin,kënga i thotë të gjitha

Sa fitoi Shyhrete Behluli gjatë verës,dhe cfarë makine ka? Do të habiteni

Sa fitoi Shyhrete Behluli gjatë verës,dhe cfarë makine ka? Do të habiteni

4 turistë italianë humbën në Llogara,ja çfarë tha policia pasi i gjeti

4 turistë italianë humbën në Llogara,ja çfarë tha policia pasi i gjeti
















TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com