Kryesore

“Shpresoj të mos jetë një truk”, Salianji reagon pas dorëheqjes së Bashës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:41 - 21/03/22 |
el ida

Deputeti Ervin Salianji është shfaqur dyshues ndaj dorëheqjes së LuLzim Bashës, ndërsa në një reagim për mediat tha se shpresonte që ky të mos ishte një truk. “Siç jeni në dijeni një pjesë dërrmuese e grupit parlamentar nuk ka qenë për shkak të njoftimit me vonesë të mbledhjes. Këshilli Kombëtar do të ishte organi i plotë, që i përfshin të tëra grupet.

Dorëheqja ishte një akti mirëpritur, por i vonuar. I siguroj demokratët që ne si deputetët do të jemi këtu për të siguruara që rruga e PD-së të jetë një rrugë drejt bashkimit, ripërtëritjes dhe bërjes konkuruese.

Shpresoj që ky akt të mos jetë një truk dhe të kemi mundësi reale që Partia Demokratike të mos ripengohet përmes trukeve të ndryshme për të sjellë më pas të njëjtin përfundim”, tha Salianji./Opinion.al

 

Pas