Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shpresë për kthesë në Bruksel? Çfarë pritet të ndodhë në takimin i ri Kurti-Vuçiç

2023/09/04 at 11:46 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shpresë për kthesë në Bruksel? Çfarë pritet të ndodhë në takimin i ri Kurti-Vuçiç

Pas një periudhe tensionesh në veri dhe përplasjes në distancë me një retorikë të ashpër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të takohen me 14 shtator në Bruksel nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Takimin e ka konfirmuar kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, dhe i dërguari i tij për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ecejake diplomatike të të ngarkuarit të BE

Javën e kaluar, Lajçak takoi ndaras dy udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë dhe tha se “dy liderëve ua ka rikujtuar se gjitha marrëveshjet e dialogut janë valide dhe se ato duhen zbatuar plotësisht dhe pa vonesa”. “Në Bled, unë kisha takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ne biseduam për përgatitjet për takimin e radhës të nivelit të lartë në shtator, me përqendrim te normalizimi i marrëdhënieve dhe zbatimi i deklaratës së BE-së të 3 qershorit. Po ashtu kam ngritur shqetësimin rreth situatës në veri të Kosovës”, shkroi Lajçak në Facebook. Nga Bledi, Lajçak udhëtoi për në Beograd, ku takoi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. “Kemi biseduar në detaje për përpjekjet për ulje të tensioneve dhe mbajtje të zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës, si dhe zbatimin e gjitha marrëveshjeve të dialogut. Ua kam kujtuar të dy liderëve se të gjitha marrëveshjet e dialogut mbesin valide dhe detyruese për të dyja palët dhe duhet zbatuar plotësisht dhe pa kushte apo vonesa”, shkoi Lajçak, pas takimit me Vuçiç.

Kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiç, për herë të fundit janë takuar katër muaj më parë, më 2 maj, vetëm pak kohë pas mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të Kosovës, zgjedhje këto të cilat janë bojkotuar nga serbët lokal. Në muajin qershor, Bashkimi Evropian kërkoi uljen e tensioneve me kërkesë të qartë; pezullimin e operacioneve policore në veri, zhvendosjen e kryetarëve të komunave në zyra alternative dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme me pjesëmarrje të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se tashmë ka përgjysmuar praninë e njësive të policisë në ndërtesat komunale në veri dhe është pajtuar për organizimin e zgjedhjeve të reja. Në këtë rrethanë të re, qeveria kërkon që Bashkimi Evropian të heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës të cilat u vendosën, sipas BE, në “mungesë të koordinimit dhe sjellje jo evropiane lidhur me zhvillimet në veri. Bashkimi Evropian ka thënë se veprimet e fundit të qeverisë në drejtim të shtensionimit të situatës në veri, janë hapa të rëndësishëm në drejtimin e duhur, por, nevojiten hapa të tjerë për të zbutur krizën në veri me zgjedhjet e parakohshme që duhet të mbahen sa më shpejt./DW

Ju sugjerojmë

Gjermani/ Zbulohen tre bomba nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen 20 mijë banorë
Bota

Gjermani/ Zbulohen tre bomba nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen 20 mijë banorë

4 Qershor, 2025 9:46 am
Vodhën kasafortën me 15 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Tiranë
Kronikë

Vodhën kasafortën me 15 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Tiranë

4 Qershor, 2025 9:40 am
Konkursi për “rijetësimin” e rezidencave qeveritare, Rama: Strukturë e re financiare
Aktualitet

Konkursi për “rijetësimin” e rezidencave qeveritare, Rama: Strukturë e re financiare

4 Qershor, 2025 9:37 am
Tiranë/ Mashtrim me call center, arrestohen dy persona
Kronikë

Tiranë/ Mashtrim me call center, arrestohen dy persona

4 Qershor, 2025 9:31 am
Mali i Zi do të prodhojë dronë në bashkëpunim me SHBA-në
Rajoni

Mali i Zi do të prodhojë dronë në bashkëpunim me SHBA-në

4 Qershor, 2025 9:25 am
Izraeli: Rrugët për në qendrat e ndihmës në Gaza janë zona lufte
Bota

Izraeli: Rrugët për në qendrat e ndihmës në Gaza janë zona lufte

4 Qershor, 2025 9:19 am
Kallashnikov dhe kokainë, arrestohet 18-vjeçari nga Lazarati
Kronikë

Kallashnikov dhe kokainë, arrestohet 18-vjeçari nga Lazarati

4 Qershor, 2025 9:16 am
Hyjnë në fuqi tarifat e SHBA-së prej 50% për çelikun dhe aluminin
Bota

Hyjnë në fuqi tarifat e SHBA-së prej 50% për çelikun dhe aluminin

4 Qershor, 2025 8:37 am
Rafah, masakra e dytë e bukës
Bota

Rafah, masakra e dytë e bukës

4 Qershor, 2025 8:33 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Falimentuan 7 fasoneri për të shmangur taksat, arrestohen disa persona

4 Qershor, 2025 8:32 am
Para
Ukraina thotë se dronët rusë ranë dhe shpërthyen në Rumani, Bukureshti e mohon

Ukraina thotë se dronët rusë ranë dhe shpërthyen në Rumani, Bukureshti e mohon

“Kosova prioritet i Shqipërisë”,Begaj:Marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë shumë të mira

“Kosova prioritet i Shqipërisë”,Begaj:Marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë shumë të mira

Situata në Veri, Begaj: Askush s’duhet të vërë në diskutim sovranitetin e Kosovës

Situata në Veri, Begaj: Askush s’duhet të vërë në diskutim sovranitetin e Kosovës

TE FUNDIT

Gjermani/ Zbulohen tre bomba nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen 20 mijë banorë

Gjermani/ Zbulohen tre bomba nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen 20 mijë banorë
4 Qershor, 2025

Në Këln të Gjermanisë janë zbuluar tre bomba nga Lufta e Dytë Botërore. Bombat u zbuluan rastësisht pas punimeve në pranë...

Lexo më shumë

Vodhën kasafortën me 15 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Tiranë

Vodhën kasafortën me 15 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Tiranë
4 Qershor, 2025

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, pasi akuzohen se kanë vjedhur një kasafortë me 15 000 euro nga një...

Lexo më shumë

Konkursi për “rijetësimin” e rezidencave qeveritare, Rama: Strukturë e re financiare

Konkursi për “rijetësimin” e rezidencave qeveritare, Rama: Strukturë e re financiare
4 Qershor, 2025

Sot "Hospitality Albania", 7 Finalistët e Fazës II prezantojnë përpara një Jurie ndërkombëtare projekt-idetë arkitekturore për rimëkëmbjen dhe modernizimin e...

Lexo më shumë

Tiranë/ Mashtrim me call center, arrestohen dy persona

Tiranë/ Mashtrim me call center, arrestohen dy persona
4 Qershor, 2025

Policia e Tiranës ka zbuluar një ambient të përshtatur për call center në rrugën e “Barrikadave”  dhe ka vënë në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com