Shpesh futbollistët kritikohen ashpër kur thyejnë regjimin e rreptë. Mirëpo, ka raste kur në nivele më të ul- ëta të futbollit, që janë gjysmëprofesioniste, ndodh që regjimi të mos jetë parësor. Ervin Skela dhe Hanauer 1893 kanë zhvilluar një takim motivues me drejtuesit e klubit, para se të nisë sezoni.
E para ndeshje ishte derbi dhe ish-kapiteni i Kombëtares bashkë me të gjithë skuadrën, mbledhjen e kanë zhvilluar nën shoqërinë e birrave.
Me sa duket, gjithçka ka shkuar mbarë dhe motivimi ka shërbyer, pasi skuadra e shqiptarit ka triumfuar 2-3 në ndeshjen e parë të sezonit që ishte derbi dhe ka vlerë morale për ekipin dhe mbështetësit. Skela vazhdon që të jetë një nga lojtarët kryesorë të skuadrës së tij, pavarësisht viteve që kanë kaluar.