Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Shpik ngjarje” /Boçi: Rama i trembur nga inceneratorët dhe protesta e 7 Korrikut

2022/07/06 at 3:03 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ironizon deputeti: “Nga nesër hyjmë në BE me atlete”

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, ka deklaruar këtë të mërkurë se Rama është trembur nga publikimi i fakteve të reja të aferës së inceneratorëve dhe nga protesta e 7 korrikut.


Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Boçi u shpreh se kryeministri, sa hërë duhet të mbulojë një skandal të qeverisë shpik ngjarje, duke iu referuar kështu deklaratës së Ramës ne lidhje me zbulimin e naftës e gazit nga SHELL në Shpirag.

Gjatë fjalës së tij nuk mungoi as thirrja ndaj qytetarëve për të marrë pjesë në protestën e 7 korrikut.

Deklarata e Partisë Demokratike

Më 23 janar 2019, Edi Rama gëzonte në Tëitter për “një lajm inkurajues”. Shkruante për një rezervë të madhe nafte e gazi të zbuluar nga kompania SHELL në Shpirag.
Ai shtonte se efektet në ekonomi do të ndiheshin që në vitin 2020, pra një vit më vonë.

Kanë kaluar tre vjet e gjysmë nga lajmërimi, dhe 2 vjet nga viti 2020, dhe shqiptarët, të vetmin lajm nga nafta, gazi dhe qeveria kanë rritjen galopante të çmimeve.

Si çdo gjë në Shqipëri që e ka habinë tri ditë, edhe premtimi për rezerva të mëdha nafte do të ishte harruar, nëse Kryeministri nuk do ta kishte përsëritur dje të njëjtën rrenë.

Si vrasës serial i së vërtetës dhe mashtrues klasik, Edi Rama e përsëriti “zbulimin” e naftës.

Nga efekti në ekonomi, që parashikonte në vitin 2019, ai tha dje se rezervat e naftës dhe gazit që do të zbuloheshin nga kompania SHELL, do të ndryshonin të ardhmen e Shqipërisë.

Partia Demokratike denoncon mashtrimin e përsëritur të Kryeministrit dhe përçmon si herën e parë, ashtu edhe përsëritjen e talljes publike me shqiptarët.

Ne gjithashtu duam të bëjmë me dije edhe arsyen e riciklimit të rrenës nga Edi Rama.
Ai është trembur nga publikimi i fakteve të reja të aferës së inceneratorëve dhe nga protesta e 7 korrikut.

Sa herë i duhet të mbulojë një skandal të qeverisë ai shpik një ngjarje “të madhe”. Bëhet qesharak kur nuk ka më ç’të shpikë dhe riciklon. Bëhet i padurueshëm kur, në kohën e krizës së çmimeve të karburanteve, në vend që të japë zgjidhje tregon përralla me puse nafte. I vetmi zbulim në naftë është litri me 2.1 euro, që rrënon qytetarët dhe pasuron qeveritarët. Bashkohuni me ne, nesër në ora 19.00, para Kryeministrisë. Kur e vërteta është në rrezik, Shqipëria është në rrezik.

 

 

 

 

 



Ju sugjerojmë

Kritikat e Trump, Meloni: BE të mbrojë veten, s’ka krisje të marrëdhënieve me SHBA
Bota

Kritikat e Trump, Meloni: BE të mbrojë veten, s’ka krisje të marrëdhënieve me SHBA

6 Dhjetor, 2025 11:41 am
Dëmtohet mburoja mbrojtëse e centralit bërthamor të Çernobilit
Bota

Dëmtohet mburoja mbrojtëse e centralit bërthamor të Çernobilit

6 Dhjetor, 2025 11:32 am
Tentoi të vriste bashkëshorten e tij, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
Kronikë

Tentoi të vriste bashkëshorten e tij, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

6 Dhjetor, 2025 11:01 am
Ktheu lokalin në bazë droge, arrestohet 39-vjeçari në Vaun e Dejës
Kronikë

Ktheu lokalin në bazë droge, arrestohet 39-vjeçari në Vaun e Dejës

6 Dhjetor, 2025 10:15 am
Si e “humbi” Trump Indinë?
Bota

Si e “humbi” Trump Indinë?

6 Dhjetor, 2025 9:10 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Si parashikohet moti për sot

6 Dhjetor, 2025 8:15 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 6 dhjetor 2025

6 Dhjetor, 2025 7:43 am
Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026
Sport

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026

5 Dhjetor, 2025 10:51 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksident i trefishtë në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

5 Dhjetor, 2025 10:09 pm
FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes
Sport

FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes

5 Dhjetor, 2025 9:36 pm
Para
Pritet largimi i tij për zgjidhjen e Detit/Meta reagon pas deklaratës së Dendias

Amnistia fiskale/Meta: Të hiqet urgjentisht dorë nga kjo përpjekje e pashpresë

Krim në familje, djali vret babain në Lushnje

Krim në familje, djali vret babain në Lushnje

Kryemadhi-Ibrahimajt:Deklarata me luhatje.Janë kontrolluar magazinat e kompanive?

Kryemadhi-Ibrahimajt:Deklarata me luhatje.Janë kontrolluar magazinat e kompanive?
















TE FUNDIT

Kritikat e Trump, Meloni: BE të mbrojë veten, s’ka krisje të marrëdhënieve me SHBA

Kritikat e Trump, Meloni: BE të mbrojë veten, s’ka krisje të marrëdhënieve me SHBA
6 Dhjetor, 2025

Në orën 8:15 të mbrëmjes, e ftuar te Enrico Mentana në edicionin informativ të La7, Giorgia Meloni nuk shpreh asnjë kritikë ndaj...

Lexo më shumë

Dëmtohet mburoja mbrojtëse e centralit bërthamor të Çernobilit

Dëmtohet mburoja mbrojtëse e centralit bërthamor të Çernobilit
6 Dhjetor, 2025

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për energjinë bërthamore ka njoftuar se mburoja mbrojtëse e termocentralit bërthamor në Çernobil është jofunksionale...

Lexo më shumë

Tentoi të vriste bashkëshorten e tij, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

Tentoi të vriste bashkëshorten e tij, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
6 Dhjetor, 2025

Një 76-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit, pasi tentoi të vriste bashkëshorten e tij me një send...

Lexo më shumë

Ktheu lokalin në bazë droge, arrestohet 39-vjeçari në Vaun e Dejës

Ktheu lokalin në bazë droge, arrestohet 39-vjeçari në Vaun e Dejës
6 Dhjetor, 2025

Një 39-vjeçar është arrestuar në Vaun e Dejës pasi kishte përshtatur lokalin e tij për përdorim droge dhe për lojëra fati....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com