Vogëlushja 2-vjeçare, Altea Jubi, e cila u dërguar për trajtim të specializuar në Turqi pasi u dogj me qumësht në 70% të trupit e ka kaluar rrezikun dhe është gati për tu kthyer në shtëpi me prindërit e saj.
Lajmin e mirë e ka dhënë në fb, kryeministrri Edi Rama i cili u kujdes personalisht për t’i siguruar një kurim më të specializuar të menjëhershëm.
“A ju kujtohet Altea, bebja që u dogj dhe kishte vetëm një fije shprese për jetën? Sot ajo është jo vetëm përfundimisht jashtë çdo rreziku, po gati për t’u kthyer në shtëpi me prindërit e saj” shkruan Rama në fb.