Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shpëtoi nga dhuna e nënës, martesa e çon në torturë: Më rrahu me zorrë uji kur …

2025/04/20 at 5:10 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Shpëtoi nga dhuna e nënës, martesa e çon në torturë: Më rrahu me zorrë uji kur …

Nga fëmijëria Manjola mban mend episode të vazhdueshme dhune prej nënës.

Ajo tregon në “Ka Një Mesazh Për Ty” për frikën që  ndiente, edhe kur ishte e rritur tashmë dhe nisi studimet e Infermierisë.

Pas një tjetër dite kur e ëma e rrahu për shkak të vonesës, Manjola  tregon në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan si vendosi të pranonte propozimin për martesë të një djali, vetëm për t’i shpëtuar dhunës.

Manjola: Aty njihem me një djalë që jep pëlqim ndaj meje, unë nuk kisha një pëlqim ndaj atij. Bashkë me shoqërinë dilnim shpesh që të pinim kafe dhe ky që vazhdonte gjithmonë të më shprehte që unë dua të  të marr, dua të krijoj një familje dhe unë isha ajo që nuk doja.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe?

Manjola: Te të 18-at, 19-at. Një ditë, aty nuk kapa autobusin e parë për  t’u kthyer në shtëpi, kap të dytin. Nga ora 2, kthehem nga ora 3:30-4:00 e pasdites në shtëpi. Më pret  mami te porta, “ku ishe” dhe me fjalë banale dhe kur futem brenda në shtëpi, më rreh, me pec, me okllai dhe më bëhet kurrizi komplet lejla dhe këmbët nga mbrapa. Të nesërmen ngrihem, shkoj në shkollë, nuk futem në mësim, pres që të  vijë ky djali se ky ishte nga Patosi i Fierit dhe i them është akoma ai mendimi yt i mëparshëm sepse unë jam e gatshme të vij në shtëpinë tënde?

Ardit Gjebrea: Pra a është akoma i vlefshëm propozimi që më ke bërë.

Manjola: Po.

Ardit Gjebrea: Dhe ai thotë?

Manjola: “Po, patjetër”. Nga ai moment iki me atë djalin.

Dy familjet bisedojnë, bien dakord dhe pavarësisht  se e ëma i tha që mund të kthehej në shtëpi,  Manjola nuk pranoi. U vendos që brenda atyre ditëve të bëhej edhe dasma që të heshtnin ‘gojët e liga’  dhe me kaq, Manjola u bë nuse e asaj shtëpie, pa e ditur se çfarë e priste.

Manjola: 3-4 ditë, mund të them një javë kalon, jemi duke shikuar një program në televizor të gjithë si familje dhe zotëria që më thotë duhet të imitosh këtë aktorin.

Ardit Gjebrea: Ah, ishte një aktor?

Manjola: Po.

Ardit Gjebrea: Si duhet ta imitosh?

Manjola: Duhet ta imitoja siç bënte ai, duhet ta bëja unë këtu. 

Ardit Gjebrea: Po  pse?

Manjola: Nuk e di. Dhe si unë, isha një nuse që 3 javë kisha që i njihja, më vinte zor që të bëja përpara  vjehrrës dhe vjehrrit diçka të tillë siç po bënte ai  se ishte një tip humori. Ishte kunati, kunata, më vinte zor ta bëja këtë pjesë. Them jo, nuk mundem. Zotëria ngrihet, merr një dërrasë  dhe më qëllon.

Ardit Gjebrea: Ky ishte  momenti i  parë i dhunës?

Manjola: Po.

Ardit Gjebrea: Po familja  çfarë bëri?

Manjola: Ngrihet e ëma, të ëmën e ka pasur me një këmbë dhe më thotë “qafsh nonën, bëje,  nuk ka asgjë turpi”.

Ardit Gjebrea: Të thotë ty?

Manjola: Po.

Ardit Gjebrea: Mendova se mos do t’i thoshte djalit ‘qafsh nonën,mos i gjuaj, por të thotë ty qafsh nonën, imitoje”.

Manjola: Imitoje që mos të më gjuante më. I ati që thotë “çfarë i bën vajzës, çfarë të bëri?” Dhe unë i them që nuk mundem, më vjen zor që ta bëj këtë pjesë. Ai aty vazhdon akoma më shumë dhe më thotë që “ty të pëlqen që të qash mamin tim” sepse  ajo më tha që “qafsh nënën bëje këtë gjë”.

Ardit Gjebrea: Dhe të gjuajti akoma.

Manjola: Po. Aty bie pa ndjenja.

Pas disa muajsh  ‘zotërisë’, siç e quan Manjola, i vdes nëna dhe brenda 40 ditëve, edhe i ati. Në fund të kësaj periudhe,  ajo zbulon që ishte shtatzënë. Me gjithë ngulmimin e zotërisë që ta hiqte fëmijën, Manjola vendos ta mbajë. Një ditë, ndërsa shkuan në  Fier për të bërë vizitat  mjekësore, një dëshirë e saj u kthye në dhunë brutale.

Manjola: Kalojmë te një që bën sufllaqe. Ishin disa njerëz, jo vetëm një person dhe them që unë dua një sanduiç. Ai më thotë që “ti nuk do sanduiç, ty  të pëlqeu ai djali atje”. I thashë jo se nuk është se është një, aty janë shumë. Thjesht mbase mua ma kërkon edhe shtatzënia, nuk kam kërkuar deri më sot, sot po ta kërkoj këtë gjë. “Okej”, më thotë, “se do të flasim”. E merr këtë sanduiçin, shkojmë në shtëpi. Aty  merr një zorrë uji dhe më rreh. 

Ardit Gjebrea: Ndërkohë që ti ishe shtatzënë?

Manjola: Aty bie pa ndjenja, me hemorragji derisa më përmend kunati me gjithë nusen e tij dhe i vëllai që i thotë “çfarë bëre more budalla?” “Po lëre mor se kështu është mësuar kjo, nuk i bën përshtypje kjo pjesë”.

Ardit Gjebrea: Dhe i referohej dhunëës që ti pësoje  nga nëna jote?

Manjola: Po.

Pas këtij episodi, mes kërcënimeve të bashkëshortit, Manjola vendosi të largohej bashkë me djalin në shtëpinë e prindërve./tvklan

Ju sugjerojmë

Grabiten bizhutë e Napoleonit në Muzeun e Luvrit
Bota

Grabiten bizhutë e Napoleonit në Muzeun e Luvrit

19 Tetor, 2025 11:58 am
525 milionë lekë abuzime, çohen në gjykim 20 nëpunës të Ministrisë së Bujqësisë  
Aktualitet

525 milionë lekë abuzime, çohen në gjykim 20 nëpunës të Ministrisë së Bujqësisë  

19 Tetor, 2025 11:45 am
Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve
Aktualitet

Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve

19 Tetor, 2025 11:35 am
Maratona në Pogradec/ Policia publikon planin e masave për mbarëvajtjen, ja akset që do të bllokohen nesër 
Kryesore

Maratona e Tiranës, zonat ku do të kufizohen dhe ndalohet mjetet

19 Tetor, 2025 11:06 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 19 Tetor, zbuloni shenjat me fat

19 Tetor, 2025 10:49 am
Ndërron jetë analisti i njohur i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski
Aktualitet

Ndërron jetë analisti i njohur i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski

18 Tetor, 2025 10:32 pm
Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve
Bota

Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve

18 Tetor, 2025 9:41 pm
“Jo mbretër”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump, akuzohet për autoritarizëm
Te Fundit

“Jo mbretër”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump, akuzohet për autoritarizëm

18 Tetor, 2025 8:49 pm
SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela
Kronikë

SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela

18 Tetor, 2025 7:48 pm
Portugali/ Nuk do të ketë mbulime të fytyrës në ambiente publike për arsye fetare
Bota

Portugali/ Nuk do të ketë mbulime të fytyrës në ambiente publike për arsye fetare

18 Tetor, 2025 6:21 pm
Para
“Ata do dalin si mos më keq nga kjo garë”/Rama tregon bisedën me demokratin e famshëm: Do të vij në shtëpi me 5 trëndafila…

“Ata do dalin si mos më keq nga kjo garë”/Rama tregon bisedën me demokratin e famshëm: Do të vij në shtëpi me 5 trëndafila…

Plazh dhe Pashkë në Palasë/ Fëmijë dhe të rritur shijuan detin e pastër dhe motin e ngrohtë

Plazh dhe Pashkë në Palasë/ Fëmijë dhe të rritur shijuan detin e pastër dhe motin e ngrohtë

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha me fermerët e Elbasanit: Sektori i bujqësisë dhe blegtorisë, është i braktisur nga qeveria!

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha me fermerët e Elbasanit: Sektori i bujqësisë dhe blegtorisë, është i braktisur nga qeveria!

TE FUNDIT

Grabiten bizhutë e Napoleonit në Muzeun e Luvrit

Grabiten bizhutë e Napoleonit në Muzeun e Luvrit
19 Tetor, 2025

Një grabitje ka ndodhur në Muzeun e Luvrit në Paris, i cili do të mbetet i mbyllur gjatë gjithë ditës....

Lexo më shumë

525 milionë lekë abuzime, çohen në gjykim 20 nëpunës të Ministrisë së Bujqësisë  

525 milionë lekë abuzime, çohen në gjykim 20 nëpunës të Ministrisë së Bujqësisë  
19 Tetor, 2025

20 nëpunës të administratës publike janë dërrguar për gjykim nga Prokuroria e Tiranës, me akuzën se kanë shpërdoruar detyrën në...

Lexo më shumë

Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve

Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve
19 Tetor, 2025

“Kur arrin në majë je vetëm”. Kështu është shprehur Kryeministri Rama në podcastin e tij, duke ju referuar peshës së...

Lexo më shumë

Maratona e Tiranës, zonat ku do të kufizohen dhe ndalohet mjetet

Maratona në Pogradec/ Policia publikon planin e masave për mbarëvajtjen, ja akset që do të bllokohen nesër 
19 Tetor, 2025

Policia e Tiranës ka udhëzuar qytetarët që të shmangin lëvizjen me mjete, në ato zona ku do të ketë kufizime...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com