Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shpëtimtarja e Rumanisë

2017/02/09 at 11:53 AM
në Bota, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Shpëtimtarja e Rumanisë

Mijëra rumunë janë rebeluar kundër politikanëve të korruptuar, ata s’duan të pranojnë më mentalitetin e bakshishit. Shpresa e shumë njerëzve është Laura Codruţa Kövesi: kjo prokurore është shefe e Zyrës kundër Korrupsionit. Nganjëherë ajo i përgjon edhe varrezat për t’i burgosur keqbërësit.
Nga Enver ROBELLI


Fjala qytetar sërish ka kuptim në Rumani. Qe disa ditë njerëzit po vërshojnë rrugët, po tubohen në sheshe e bulevarde, para selisë së qeverisë në Bukuresht dhe para prefekturave në provincë. Këta janë qytetarë që nuk duan të zemërohen në heshtje me tragjedinë rumune, ata nuk duan vetëm të shtrëngojnë grushtin në xhep. Tragjedia e vendit të tyre mund të përmblidhet me disa fjalë: korrupsion, gënjeshtra, keqpërdorim pushteti, vjedhje, intriga. Gjatë fundjavës demonstruan gjysmë milioni njerëz, duke nxjerrë zemërimin nga shpirti dhe duke kënduar himnin rumun: «Zgjohu Rumani nga gjumi yt i vdekjes». Protestat po vazhdojnë edhe këtë javë.

Shpresa e shumë njerëzve në luftën për një vend të pastër dhe një adminsitratë funksionale është Laura Codruţa Kövesi: kjo prokurore është shefe e Zyrës kundër Korrupsionit (DNA). Në marshet protestuese qytetarët e zemëruar brohoritën para së gjithash emrin e saj.
Një vend – qe 10 vite anëtar i BE-së – është zgjuar, sepse qeveria, e cila e quan veten socialdemorkate, me një dekret të paturpshëm është përpjekur të legalizojë ryshfetin dhe korrupsionin. Kush plaçkit më shumë se 200 mijë lei nga arka e shtetit, në të ardhmen do të shpëtonte pa asnjë pasojë. Konvertuar në euro kjo shumë është rreth 45 mijë euro – afërisht sa njëqind rroga mestare mujore në Rumani. Por kjo nuk ishte e tëra: dekreti parashihte që veprat penale që janë kryer para gjashtë muajsh parashkruhen, keqpërdorimi i pushtetit do të dënohej me më së shumti tri vite burg (deri më tani shtatë) – dhe meqë burgjet, sipas qeverisë, qenkan të mbushura, duhej amnistuar rreth tre mijë keqbërës. Shumica prej tyre janë zyrtarë të shtetit dhe politikanë, të cilët janë pasuruar në mënyrë të paligjshme.

Kryengritja kundër të pandershmëve të pushtetit tregoi efekt tani për tani: qeveria tërhoqi dekretin. Por për Laura Codruţa Kövesin kjo nuk është arsye për t’u ndjerë e lehtësuar. Një ligj, i cili pritet të miratohet nga parlamenti, mund të vështirësojë luftën kundër korrupsionit dhe të dobësojë drejtësinë. Në shënjestër të partisë në pushtet PSD është vënë Zyra kundër Korrupsionit. Ajo u themelua më 2003 për t’i arrestuar plaçkitësit e institucioneve shtetërore. Kövesi është në detyrë që nga viti 2003 dhe dirigjon mbi 200 prokurorë në mbarë vendin. Beteja kundër hajdutëve me kostume të shtrenjta i përngjan një spektakli: mediat janë pothuaj përherë të kyçura drejtpërdrejtë kur arrestohen të dyshuarit. Mes viteve 2014 dhe 2016 janë dënuar 1200 persona, aktualisht po zhvillohen hetime në mbi 2000 raste, 1170 zyrtarë të shtetit, politikanë dhe oligarkë gjenden para gjyqit. Shuma që dyshohet se kanë keqpërdorur vlerësohet të jetë rreth një miliardë euro. Një studim i Parlamentit Europian ka treguar se rreth 15 për qind e prodhimit të brendshëm bruto të Rumanisë harxhohet për korrupsion.

Kövesi është 43-vjeçare, një fëmijë i transicionit brutal nga diktatura komuniste në një demokraci të drejtuar nga kapitalistët grabitqarë. Kur para 27 vitesh u rrëzua regjimi i Nicolae Ceaușescut, një klikë e përbërë nga ish-komunistët, agjentët e shërbimit sekret dhe menaxherët e firmave shtetërore arriti të përvetësojë resurset më të rëndësishme të vendit. Që nga atëherë mbi tre milionë rumunë kanë braktisur vendin. Kush ka mundësi ia kthen shpinën vendlinddes. Mjekë, specialistë të informatikës, inxhinierë kërkojnë ardhmërinë në Europën perëndimore – sa më larg moçalit rumun të korrupsionit.

Dalja e aq shumë njerëzve në rrugë është meritë edhe e prokurores Kövesi. Ajo u ka dhënë kurajë qytetarëve, familjeve, shoqërisë civile se askush nuk është i paprekshëm, se dora e gjatë e ligjit do të prek çdo politikan pa marrë parasysh pozitën e tij. Bilanci i dy viteve të fundit është impresiv: janë akuzuar një kryeministër, pesë ministra, 21 parlamentarë, 97 politikanë lokalë, 32 drejtorë të ndërmarrjeve shtetërore, gati 500 zyrtarë të shtetit. Kuota e dënimit është 93 për qind. Në Rumani ka humoristë të cilët thonë se Kövesi në mëngjes nuk pi kafe, por një gotë me lotët e të korruptuarve. Ata e akuzojnë se po zhvillon një gjueti shtrigash kundër elitës politike, gazetat e oligarkëve e quajnë «prokurore staliniste». Kövesit nuk i bëjnë përshtypje këto akuza. «Unë vetëm po kryej punën time», thotë ish-basketbollistja e ekipit kombëtar, kur e pyesin nëse është e shqetësuar për sigurinë e saj. Para gati një viti u bë e ditur se Kövesi ishte spiunuar nga ish-agjentë të Mossadit, shërbimit sekret izraelit: punëtorët e një firme private të sigurisë mendohet se ishin angazhuar nga politikanët apo oligarkët rumunë për ta frikësuar zyrtaren më të lartë kundër korrupsionit. Kövesi reagoi me një kundërgoditje dhe arrestoi dy punëtorë të firmës izraelite të detektivëve Black Cube.

Se çfarë përmasash ka marrë korrupsioni në Rumani tregon rasti i ish-ministrit të Financave Darius Valcov: gjatë bastisjes së patundshmërimeve të tij hetuesit konfiskuan 82 mijë euro, flori dhe 100 piktura – mes tyre një pikturë të Renoir, një të Cocteau, tri të Picassos dhe një të Warholit. Si kryetar i qytetit Slatina afër kufirit me Serbinë Valcov kishte mbushur xhepat me dy milionë euro nga tenderët lokalë. Mbi lartësinë e provizionit ai negocionte shpesh te varrezat e qytetit – me shpresën se atje nuk përgjohet askush.

Rumunët nuk janë më të gatshëm ta pranojnë korrupsionin si nafakë të keqe, thotë Kövesi. Kontrata e saj vlen deri në vitin 2019. Heroinë ajo është që tani – jo vetëm në Rumani. Komisioni i Bashkimit Europian e lavdëron atë rregullisht në raportet për Rumaninë, Franca e ka nderuar zonjën e hekurt të drejtësisë rumune me Urdhrin e Legjionit të Nderit. Gjatë ceremonisë Kövesi u tregua si përherë modeste: «Jam krenare për njerëzit që më rrethojnë, janë qytetarë të guximshëm dhe aktivë. Këta njerëz duan ta ndryshojnë Rumaninë, ata duan të jetojnë në një vend të çliruar nga korurpsioni». Se si do të duhej të dukej Rumania e pastër po e tregojnë vetë demonstruesit. Në fund të protestave ata po e mbledhin vetë bërllokun në sheshet e Bukureshtit./dialogplus

Etiketa: Enver ROBELLILaura Codruţa Kövesiprotestarumani


Ju sugjerojmë

Moti i keq në Britaninë e Madhe, dëmtime hekurudhore dhe rrugore nga erërat e forta
Bota

Moti i keq në Britaninë e Madhe, dëmtime hekurudhore dhe rrugore nga erërat e forta

4 Gusht, 2025 5:17 pm
5 shenjat e horoskopit që do të kenë një javë plot surpriza
Life Style

5 shenjat e horoskopit që do të kenë një javë plot surpriza

4 Gusht, 2025 4:58 pm
“Pse ti je ndryshe?”, Lapaj: Se i paguaj taksat këtij vendi
Politikë

Adriatik Lapaj kërkon mandatin e deputetit në Kolegjin Zgjedhor

4 Gusht, 2025 4:46 pm
VIDEO/ Tornado e papritur në një plazh të Italisë
Bota

VIDEO/ Tornado e papritur në një plazh të Italisë

4 Gusht, 2025 4:42 pm
“Presion vëzhguesve ndërkombëtar”,Ministria e Jashtme reagon pas akuzave të Berishës
Kryesore

“Presion vëzhguesve ndërkombëtar”,Ministria e Jashtme reagon pas akuzave të Berishës

4 Gusht, 2025 4:36 pm
Jasir Asani transferohet te skuadra iraniane
Sport

Jasir Asani transferohet te skuadra iraniane

4 Gusht, 2025 4:26 pm
Pse disa nuk flenë dot pa u mbuluar edhe në ditët më të nxehta? Çfarë thotë shkenca
Life Style

Pse disa nuk flenë dot pa u mbuluar edhe në ditët më të nxehta? Çfarë thotë shkenca

4 Gusht, 2025 4:24 pm
Marrëveshja me Italinë, anija italiane niset drejt Shëngjinit me 49 emigrantë në bord
Aktualitet

Po mbahen në Kampin e Gjadrit, e paqartë e ardhmja e 27 emigrantëve

4 Gusht, 2025 4:01 pm
20 mijë maturantë garojnë në universitet, fituesit do të shpallen më 25 gusht
Aktualitet

20 mijë maturantë garojnë në universitet, fituesit do të shpallen më 25 gusht

4 Gusht, 2025 3:50 pm
Iu komunikuan akuzat nga SPAK/Meta: Përshëndes mbylljen të hetim-fabrikimeve që…
Aktualitet

Iu komunikuan akuzat nga SPAK/Meta: Përshëndes mbylljen të hetim-fabrikimeve që…

4 Gusht, 2025 3:39 pm
Para
Nuk ka më të burgosur, mbyllen burgjet në këtë shtet të Evropës

Nuk ka më të burgosur, mbyllen burgjet në këtë shtet të Evropës

Video/ Tragjike, fëmija bie nga ballkoni, nëna e gjeti pa jetë para pallatit

Video/ Tragjike, fëmija bie nga ballkoni, nëna e gjeti pa jetë para pallatit

Foto/ Gafa në kopertinën e “Vogue”, photoshop shpërfytyron modelet

Foto/ Gafa në kopertinën e “Vogue”, photoshop shpërfytyron modelet
















TE FUNDIT

Moti i keq në Britaninë e Madhe, dëmtime hekurudhore dhe rrugore nga erërat e forta

Moti i keq në Britaninë e Madhe, dëmtime hekurudhore dhe rrugore nga erërat e forta
4 Gusht, 2025

Erëra me shpejtësi që tejkalojnë 160 kilometra në orë kanë goditur Britaninë, ndërsa stuhia Floris ka përfshirë vendin, duke shkaktuar...

Lexo më shumë

5 shenjat e horoskopit që do të kenë një javë plot surpriza

5 shenjat e horoskopit që do të kenë një javë plot surpriza
4 Gusht, 2025

Pavarësisht problemeve që mund të keni pasur më parë, kjo javë do të jetë e mbushur plot me surpriza. Nëse...

Lexo më shumë

Adriatik Lapaj kërkon mandatin e deputetit në Kolegjin Zgjedhor

“Pse ti je ndryshe?”, Lapaj: Se i paguaj taksat këtij vendi
4 Gusht, 2025

Kryetari i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, nuk heq dorë nga mandati i deputetit që pretendon se e ka fituar...

Lexo më shumë

VIDEO/ Tornado e papritur në një plazh të Italisë

VIDEO/ Tornado e papritur në një plazh të Italisë
4 Gusht, 2025

Momente tmerri përjetuan pushuesit në plazhin e Macarese, në rajonin e Lacios , pasditen e së dielës, më 3 gusht...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com