Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës ndodhet në spital dhe këtë e ka lajmëruar vetë përmes një statusi në facebook. Ai ka postuar një foto nga spitali i Vlorës ku shkruan “pit stop në spital, thonë nga stresi, ia fusin kot…”
Kjo ka bërë që të vershojnë komentet ku pjesa më e madhe sigurisht janë: “Të shkuara!, s’ke stres ti!”, por ka edhe nga ana që nuk ia pertojnë por i thotë vodhe dhe betonizove Vlorën. Gjuha që përdor Gjika ndaj këtij komentuesi tregon se mjekët i kanë vënë diagnozën e saktë, pasi jep përgjigje fyese. “Motrën tënde nuk e vodha, erdhi vetë….”, ia kthen ish-kryebashkiaku personit që e akuzoi për vjedhje kur drejtonte Vlorën.