Ish-kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika ia hodhi burgosjes. Gjykata e Vlorës dha sot dënimin me 4 vite burg por që do ti konvertohet me 2 vite shërbim prove.
Prokuroria kishte kërkuar 9 vite burg për Gjikën dhe dënim për dy bashkëpunëtorë të tij, të cilët kanë dalë të pafajshëm sot.
Ai u gjet fajtor për dhënien e jashtëligjshme (duke falsifikuar dokumentet) të dy pallateve në Vlorë. Gjykata vendosi që objektet të sekuestrohen dhe ti kalojnë shtetit.
Lajmi në përditësim