Të tjera të dhëna shqetësuese janë zbuluar në lidhje me shpërthimin e fuqishëm në Bejrut që iu mori jetën të paktën 135 qytetarëve dhe plagosi mbi 5000 të tjerë.
Autoritetet që po hetojnë ngjarjen bëjnë me dije se pas ngjarjes fshihet një komando e përbërë nga 4 persona që hynë në magazinë për të ndezur zjarrin për t’ia vënë më pas fajin Izraelit.
Synimi mendohet të ketë qenë denoncimi i agresionit izraelit disa ditë nga verdikti për katër anëtarët e Hezbollahut të përfshirë në vrasjen e kryeministrit Rafiq Hariri. Dhe për këtë arsye, në një klimë tensioni justifikohej një sulm i ardhshëm i Hezbollahut mbi Izraelin.
Sipas të dhënave, komanda me katër burra nuk ishte në dijeni se sa nitrat amoni ruhej në port. Ata madje nuk e dinin as për municionet dhe raketat që mbaheshin në depo./ Opinion.al