Policia e Tiranë thotë se shpërthimi që tronditi pas mesnate Komunën e Parisit ka ndodhur në një lokal bar-lloto në pronësi të shtetasit me iniciale I.D. Nga hetimet paraprake të kryera, rezulton se është vendosur një sasi e vogël lëndë eksplozive, ku për pasojë është dëmtuar pjesa e prapme e gjeneratorit si dhe janë thyer xhamat e një dyqani, që ndodhet pranë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.
Shpërthimi i fuqishëm rreth orës 01:45 në rrugën “Medar Shtylla”, krijoi panik në gjithë banorët e zonës. Policia thotë se ka dëme materiale por jo të lënduar. Policia po merr në pyetje pronarin e lokalit për të mësuar rreth konflikteve të mundshme që mund të ketë çuar në hakmarrjen ndaj tij.
/Opinion.al