Drejtoria e Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë ka dhënë informacione lidhur me gjendjen shëndetësore të personave të plagosur nga shpërthimi i një bombole gazi në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.
Sipas njoftimit, pacientët i janë nënshtruar ekzaminimeve e trajtimit përkatës dhe janë në gjendje shëndetësore të kënaqshme.
Pacientja E.N do të jetë e vetmja e cila do të vazhdojë të qëndrojë nën trajtim dhe mbikqyrje mjekësore në spital./Opinion.al