Kronikë

Shpërthimi në Velipojë,pas nënës dhe 2 motrave ndërron jetë dhe 12-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:46 - 20/09/21 |
Opi Nion

Pas nënës edhe dy motrave ka ndërruar jetë në Itali edhe djali 12-vjeçar i familjes Gjoka, Enriko Gjoka, i cili po mjekohej në një spital në shtetin fqinj për shkak të shkallës së rëndë të djegieve.

Ngjarja e ndodhur në muajin korrik të këtij viti ku një bombol gazi shpërtheu në biznesin e familjes Gjoka në Velipojë ka marrë përmasa tragjike.

Pak ditë më parë, u nda nga jeta edhe nëna e tij, Alketa Gjoka 40 vjeçe. Ndërsa në fillim të muajit Gusht u ndanë nga jeta edhe vajzat e tjera të familjes Gjoka, Daniela 19 vjeçe dhe Klarisa 15 vjeçe.

Me humbjen edhe të Enrikos, ka shkuar në 4 numri i viktimave nga tragjedia e Velipojës.

Të katërt anëtarët e familjes Gjoka morën fillimisht mjekim në QSUT dhe më pas u dërguan në Itali për mjekim të specializuar për shkak të gjendjes së tyre të rëndë. Por fatkeqësisht, asnjëri prej tyre nuk mbijetoi.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 4 Qershor të këtij viti, kur në hotelin e familjes Gjoka pati shpërthim gazi.

Pas