Një shpërthim i fuqishëm u dëgjua në Tiranë rreth orës 11:00. Në fillim u tha se ishte tritol, ndërsa në pamjet e publikuara online dukej një person i plagosur dhe xhamat e thyera të dyqanit. Por Policia e Tiranës tashmë ka sqaruar se bëhet fjalë për ngjarje aksidentale, dhe jo për eksploziv.
Njoftimi i Policise
Më datë 12.03.2018, rreth orës 10:40, në rrugën ” Qamil Guranjaku ” në një dyqan celularësh në pronësi të shtetasit Gentian Hoxha, 34 vjeç, i cili ishte duke punuar dhe ne pune e siper ka ndodhur nje shperthim nga lende ende e papercaktuar.
Si pasoje është dëmtuar shtetasi G.H i cili u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Theksojmë paraprakisht se shtetasi G.H ishte duke punuar në dyqanin e tij dhe derën e jashtme e kishte të mbyllur dhe shpërthimi ka ndodhur ne tavolinen e punes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.