Bota

Shpërthimi në Stamboll/ Zv.presidenti turk : Një grua shpërtheu bombën



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:49 - 13/11/22 |
Opi Nion

Zëvendëspresidenti turk Fuat Oktay tha se sulmi i ndodhur ditën e sotme në Stamboll është kryer nga një grua.

Ndër të tjera, zëvendëspresidenti njoftoi se hetimet po vazhdojnë.

“U konstatua se një grua shpërtheu bombën. Ngjarja po hetohet dhe po bëhen vlerësimet e nevojshme. Deri më tani kemi humbur 6 persona, 4 prej tyre në vendin ku ndodhi sulmi. Kemi 81 të plagosur. Hetimet në vendngjarje vijojnë me shpejtësi. Kushdo që qëndron pas sulmit do të mbajë përgjegjësi”, tha Oktay.

Ndërkohë, një foto që po qarkullon në televizionet lokale, shfaqin imazhin e një gruaje të dyshimtë, për të cilën pretendohet se është ajo që kreu sulmin.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 16:20 me orën lokale në një rrugë tregtare në zonën e Sheshit Taksim dhe la pas 6 të vdekur dhe 81 të plagosur.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan e cilësoi këtë sulm ndaj njerëzve të pafajshëm si të “pabesë” dhe garantoi se autorët e kësaj ngjarjeje do të ndëshkohen. /Opinion.al

Pas