Bota

Shpërthimi në Stamboll/ Ministri turk: Nuk e pranojmë ngushëllimin e ambasadës së SHBA-së



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:23 - 14/11/22 |
Opi Nion

Turqia refuzoi këtë të hënë ngushëllimet e ambasadës së SHBA-së për vdekjen e gjashtë personave në një sulm me bombë në Stamboll ditën e djeshme, për të cilin Ankaraja fajësoi një grup militant kurd të jashtëligjshëm.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan shpesh akuzon Uashingtonin për furnizim me armë për luftëtarët kurdë në Sirinë veriore, të cilësuar si “terroristë” nga Ankaraja.

“Ne nuk e pranojmë mesazhin e ngushëllimit të ambasadës amerikane. Ne e refuzojmë atë”, tha ministri i Brendshëm Suleyman Soylu në komentet televizive.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 16:20 me orën lokale në një rrugë tregtare në zonën e Sheshit Taksim dhe la pas 6 të vdekur dhe 81 të plagosur. Ndërkohë në lidhje me sulmin është arrestuar një grua./Opinion.al

Pas