Sipas ndërtimit të parë të ngjarjes, shpërthimi i pasdites në Stamboll ka të bëjë me një problem të shkaktuar në një transformator elektrik, por disa media private flasin për një bombë, ndërkohë që në Stamboll janë ndaluar qarkullimet e trenave . Sipas Haberturk përveç të plagosurve ka edhe një të vdekur. Sipas agjencisë shtetërore Anadolu, shpërthimi nuk është shkaktuar brenda stacionit por në një pasazh këmbësorësh aty pranë. Agjencia e shtypit turk Dogan informon se shumë ambulanca janë në vendngjarje, që ndodhet në një zonë rezidenciale dhe industriale në pjesën europiane të qytetit.