Polumbari, i cili mbeti i plagosur nga shpërthimi i bombulës në anijen e peshkimit, ka ndërruar jetë.
Policia raporton se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Portit në qytetin e Sarandës, ndërkohë që polumbari që humbi jetën është ende i paindentifikuar.
Bombula e oksigjenit dyshohet se ka shpërthyer aksidentalisht gjatë zhytjes në det.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, në afërsi të Portit Detar të Sarandës, një polumbari ende të paidentifikuar, dyshohet se i ka shpërthyer aksidentalisht gjatë zhytjes në det bombula e oksigjenit, ku për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.