Pas shpërthimit të ndodhur në një pikë karburanti në kryeqytet, mësohet se efektivët e Komisariatit nr. 4 në Tiranë arrestuan menaxherin e subjektit të pikës së karburantit.
Ngjarja për pak sa nuk u kthye në tragjedi për shkak të shpërthimit në kohën që autoboti po shkarkonte benzinë.
Në pranga ka rënë Myrto Kadiu, nën akuzën se ka shkelur rregullat mbi lëndët plasëse dhe djegëse, ku për pasojë mbeti i dëmtuar vetë dhe shoferi i autobotit.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi dje rreth orës 13:30, në Rrugën Bardhyl.