Bota

Shpërthimi në një fabrikë fishekzjarresh në Itali, tre viktima


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:44 - 21/12/20 |
Doriana Çepunaj

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar të hënën në një fabrikë fishekzjarrësh në provincën Chieti, në Itali. Sipas informacioneve të para, të agjencisë së lajmeve Ansa, raportohen për të paktën tre viktima.

Shpërthimi ndodhi në fabrikën, Esplodenti Sabino në Contrada Termini, ndërsa dhjetëra zjarrfikës morën pjesën në operacionin për të shuar flakët.

Lajmi u konfirmua gjithashtu edhe nga kryebashkiaku, Filippo Marinucci, i cilin ndodhet në vendngjarje.

Si pasojë e shpërthimit u shkaktua bllokimi i autostradës dhe i linjës hekurudhore të Adriatikut./Opinion.al

Pas