Kronikë

Shpërthimi në lokalin në Përrenjas/ U hodh granatë dore, në pranga dy autorët



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:33 - 23/11/22 |
Opi Nion

Policia ka dhënë detaje për shpërthimin që ndodhi në lokalin në Prrenjas në pronësi të  Dhimiter Kokonozit.

Uniformat blu bëjnë me dije se në verandën e lokalit Kokonozit nuk është hedhur lëndë plasëse tritol, por një granatë dore.

Po ashtu mësohet se janë identifikuar dhe arrestuar dy autorët, të cilët janë: Rei Karriqi dhe Arjan Pino.

“Nga hetimet rezultoi se në verandën e lokalit të shtetasit Dh. K., nuk është hedhur lëndë plasëse tritol, por një granatë dore. Identifikohen dhe vihen në pranga 2 shtetas, si autorë të dyshuar të kësaj ngjarjeje. Njëri prej të ndaluarve, me precedent të theksuar kriminal, në Shqipëri dhe në Itali, për vepra penale në fushën e krimeve ndaj personit dhe pronës”-njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 2 aparate celulare.

Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të motivit dhe të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme hetimore.

Pas