Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me shpërthimin me tritol të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kamëz.
Mësohet se sasia e lëndës plasëse ishte vendosur në derën e një godine të përshtatur si studio muzikore. Sipas informacioneve, kjo studio është në pronësi të Astrit Allaraj.
Ky i fundit nuk është marrë në pyetje nga policia, pasi ndodhet te familjarët e tij në Itali.
Nga shpërthimi i lëndës plasëse nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorit./Opinion.al