Ka ndërruar jetë sot në spital 50 vjecari Shkelqim Plaku i cili mbeti i plagosur dje nga shpërthimi i fuqishëm në biznesin e tij, një fast-food në zonën e Bllokut në Tiranë.
Shpërthimi ka qenë tejet i fuqishëm dhe dyshohet se është shkaktuar nga rrjedhja e gazit. Sh.Plaku mbeti i dëmtuar rëndë, ndërsa sot mësohet se ka humbur jetën në spitalin e Traumës.
NJOFTIMI I DJESHEM I POLICISË PËR SHPËRTHIMIN
Me date 08.04.2018 rreth orës 07:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Ibrahim Rugova”, në një pike shitje ra zjarr.
Menjëhere në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikësja, te cilat kanë konstatuar se në një byrektore kishte rënë zjarr.
Shkak paraprakisht dyshohet rrjedhja e gazit.
Për pasojë është dëmtuar pronari i subjektit shtetasi Sh.P., 50 vjeç.
*Foto nga vendi i ngjarjes