Policia gjermane ka arrestuar një të dyshuar më “lidhje islamike” pas sulmit më bombë në autobusin e ekipit të Borussia Dortmund.
Ata kanë thënë gjithashtu se janë duke u hetuar dy letrat e gjendura në vendngjarje në të cilat merrej përgjegjësia e veprës.
Zyrtarët po e trajtojnë shpërthimin si një sulm terrorist, ka thënë një zëdhënës i prokurorisë federale.
“Dy të dyshuar nga spektri islamik janë bërë fokus i hetimit, ndërkohë që banesat e tyre janë kontrolluar dhe një nga ata është arrestuar.”- raporton BBC./opinion.al