3 të plagosur nga shpërthimi në kapanonin në Lushnjë, ku humbën jetën babë e bir, vijojnë që të jenë ende në spital.
Sokol Lumi dhe deputeti i PS Bujar Çela, ndodhen ende nën kujdesin e mjekeve në spitalin e Traumës.
Në spitalin e Lushnjës aktualisht ndodhet Elton Korreshi i cili ka pësuar dëmtime në duar. Ndërkohë,kanë marrë mjekim dhe janë larguar për në banesë Ilia Sota, Lunedi Golemi, Ervis Sharka si dhe Ergys Gorovelli.
Kryetarja e bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa deklaron se është përgatitur grupi i ekspertëve dhe ditën e hënë do të fillojë verifikimi i të gjitha banesave dhe bizneseve të cilët janë dëmtuar nga shpërthimi.