Vullkani në Grindavik ka vendosur sërish në alarm Islandën, pas shpërthimit të dytë brenda pak javëve. Vullkani në Islandën jugperëndimore shpërtheu ditën e djeshme duke bërë që qyteza të lundrojë në llavë.
Nuk kishte asnjë kërcënim për banorët e Grindavik, një qytet i vogël peshkimi, i cili është nën urdhrat e evakuimit.
“Bazuar në vlerësimin e rrezikut të Departamentit të Mbrojtjes Civile të lëshuar më 12 janar, nuk konsiderohet e justifikueshme të vazhdohet të banosh në Grindavík, në dritën e konsideratave të sigurisë publike. Mund të supozohet se urdhri do të jetë në fuqi për tre javët e ardhshme”, thanë agjencitë qeveritare.
Një video nga transmetuesi publik i Islandës RUV tregoi llavën që pushtoi rrugët e Grindavík dhe ndërtesa të djegura.
Të shtunën, Komisioneri Kombëtar i Policisë së Islandës urdhëroi banorët në Grindavík, të evakuuar për herë të parë në nëntor, të evakuoheshin sërish pas hapjes së çarjeve vullkanike në rrugët e zonës.
Zëdhënësja e Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Islandës, Hjordis Gudmundsdottir njoftoi se 60 familje – 10% e popullsisë së zakonshme të qytetit – janë evakuuar deri më tani, duke shtuar se shumë njerëz nuk ishin kthyer ende në shtëpitë e tyre pas shpërthimit të muajit të kaluar.
Pas shpërthimit, policia ngriti nivelin e gatishmërisë. Një helikopter i rojës bregdetare islandeze është vendosur gjithashtu për të monitoruar situatën.