Mbrëmjen e sotme iu vendos tritol banesë në Durrës së kreut të FSHF-së, Armand Duka. Lënda plasëse ishte vendosur në derën e jashtme të banesës dhe nga shpërthimi nuk ka patur personat lënduar, por vetëm dëme materiale.
Sipas informacioneve, sasia e eksplozivit ka qenë e vogël. Ndërkohë në momentin e shpërthimit në banesë ndodhej vetëm bashkëshortja e Dukës e cila fatmirësisht nuk ka lëndime.
Pak minuta më vonë Armand Duka mbërriti në banesën e tij, dhe siç shihet nga pamjet, kreu i FSHF futet qetësisht në banesë./Opinion.al