Një i moshuar ka humbur jetën këtë të diel në lagjen “Ahmet Haxhija” në Shkodër. Sipas policisë lokale një zjarr ka rënë në katin e pestë të një pallati (si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit), në banesën e Ismet Abdurramani, 70 vjeç, i cili nga flakët dhe tymi, ka ndërruar jetë.
Shërbimet e zjarrfikëses kanë vënë në kontroll flakët dhe po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit, si dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të 70-vjeçarit duke e dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Shkodër
Shërbimet e Policisë gjithashtu kanë evakuuar banorët me qëllim mos lëndimin apo asfiksimin e tyre nga tymi.
Bombolat e gazit prej vitesh gjejnë përdorim në çdo familje apo biznes, si për gatim po ashtu dhe për ngrohje. Inspektorati Shtetëror Teknik Industrial thotë se që të jemi sa më të sigurt, duhet që bombolat të kolaudohen çdo 5 vite./ Opinion.al