Aktualitet

Shpërthim tritoli pranë një banese në Durrës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:14 - 08/10/20 |
Al Do

Banorët e Fllakës në Durrës janë zgjuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga një shpërthim tritoli.

Mësohet se rreth orës 05:35 në pjesën e jashtme të banesës së një qytetari me iniciale B.N, ka shpërthyer një sasi tritoli.

Banesa ishte e pabanueshme dhe dëmet kanë qenë vetëm materiale.

Policia njofton se janë shoqëruar në ambientet e Policisë  disa persona të dyshuar për këtë ngjarje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./ Opinion.al

Pas